Lajme

Vetëvendosje nuk do ta ruaj elektoratin për zgjedhjet e Nëntorit, i mungojnë liderët lokal (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 20:24 | 30 June 2017

Pas certifikimit të rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje kishte arritur që t’i marr mbi 200 mijë vota, dhe ka siguruar 32 deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke bërë kështu dyfishimin e votave krahasuar me zgjedhjet e mbajtura në vitin 2014.

Mirëpo sipas analistëve politik, Lëvizja Vetëvendosje është e fuqishme vetëm në zgjedhjet e përgjithshme sepse sipas tyre, këtij subjekti politik i mungojnë liderët lokal, që do të mund të fitonin nëpër komuna gjatë zgjedhjeve lokale në nëntor të këtij viti.

Analisti politik Naim Rashiti, mendon se kjo Lëvizje nuk do të mund të jetë edhe shumë konkurruese në zgjedhjet e nëntorit, pasi që sipas tij i mungojnë kuadrot që mund të thithin vota për kryetar komunash. Përjashtim për këtë gjë, Rashiti e bëri komunën e Prishtinës, dhe siç tha ai Shpend Ahmeti mbetet ende lider i kësaj Lëvizje për këtë komune.

-Advertisement-

Se këtij subjekti politik i mungojnë njerëzit për të qenë konkurrues për kryetarë komunash e tha edhe njohësi tjetër i çështjeve politike, Shemsi Jashari.
Ai shtoi se është e vështirë që ky subjekt ta ruaj elektoratin e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera