Lajme

NJË ARRITJE E MADHE: Shkencëtarët prodhojnë sprejin për hundë i cili do të vrasë virusin HIV!

Autori: Gazeta inFokus 08:47 | 30 Qershor 2017

Pasi që kanë zbuluar se në çfarë mënyre virusi HIV përhapet në tru, shkencëtarët po zhvillojnë sprejin për hundë, i cili do të ndihmojë në eliminimin e virusit, transmeton Telegrafi.

Ekipi i hulumtuesve kanadezë të Universitetit në Alberta aktualisht po punon që të krijojë terapinë e re antivirale, e cila do të depërtojë më shpejt deri në tru.

Me metodën e sprejit për hundë të cilin po e përdorim në rastet e ftohjes, terapia do të mund të jetë mënyra më e shpejtë me të cilën do të eliminojë infeksionin në tru.

-Advertisement-

Shkencëtarët deri tani kanë mundur të mësonin se në cilën mënyrë virusi HIV është përhapur në tru pas vdekjes së pacientit, mirëpo falë të dhënave të cilat i kanë zbuluar duke studiuar të dhënat e pacientëve të vdekur dhe me kryqëzimin me procesin e njohur biologjik të virusit kanë pikëpamje krejtësisht të re ndaj situatës.

Natyra e virusit HIV i lejon të udhëtojë nëpër barriera të trurit në të cilat ka gjak madje dy javë pas infeksionit. Terapia aktuale në shërimin e HIV-it nuk mund të arrijë deri te qelizat aq lehtë.

Sa më shumë që ta kuptojmë se si HIV-i udhëton nëpër tru, kemi mundësi më të mëdha që të zhvillojnë strategji të reja të shërimit. Qëllimi është që të përcaktojmë se ku gjenden edhe rezervuarët e tjerë të virusit.

“Me terapinë klasike, qelizat e infektuara janë në gjendje latente. Ideja është që të zbulojmë madhësinë e tyre dhe të zhvillojmë strategjinë e shërimit”, thotë Veston Roda, njëra ndër autoret e studimit.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy