Lajme

Hyseni: Trafikimi i njerëzve po luftohet, sipas mundësive

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 28 June 2017

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka thënë se dikasteri që drejton ka bërë punë të madhe në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.

Ai ka deklaruar se progresi nuk është ndoshta ai i dëshiruari, por se ekziston përkushtimi që kjo cështje ta ketë një trajtim meritor, njofton Klan Kosova.

 “Jam i sigurt që sot do të dëgjojmë shumë komente për raportin e DASH-it për trafikim me qenie njerëzore, përfshirë edhe ato të tipit që ‘Kosova ka stagnuar, apo nuk ka bërë mjaft’”.

“Në ministrinë që drejtoj ekziston përkushtimi që kjo cështje të trajtohet, në përputhje me peshën që ka kjo cështje në shoqëri”.

-Advertisement-

Këto deklarata Hyseni i ka dhënë duke komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për këtë cështje, që specifikon se dukuria ka shënuar rritje në periudhën e fundit njëvjecare në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera