Lajme

Lavrov – Tillersonit: Të ndalen “provokimet” ndaj forcave siriane

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 27 June 2017

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i ka thënë sekretarit amerikan të shtetit, Rex Tillerson, që të “ndërmerr masa për parandalimin e provokimeve” kundër forcave qeveritare siriane.

Gjatë një bisede të mbrëmshme telefonike me zotin Tillerson, Lavrov ka kërkuar nga Uashingtoni “që të ndërmarrë masa për parandalimin e provokimeve kundër trupave qeveritare siriane, që po kryejnë operacione kundër terroristëve”, ka kumtuar Ministria e jashtme e Rusisë.

Nuk ka pasur koment të menjëhershëm nga Departamenti amerikan i shtetit.

-Advertisement-

Kjo deklaratë ruse u publikua pas njoftimit të Izraelit se i ka sulmuar pozicionet e Sirisë pardje, në përgjigje të projektileve nga Siria, që kanë rënë në Rrafshnaltën e Golanit, që është territor i okupuar.

Kjo ishte biseda e dytë telefonike Lavrov – Tillerson për më pak se një javë. Biseda ndodhi derisa raportet amerikano-ruse vazhdojnë të përkeqësohen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera