Lajme

I burgosuri në Dubravë shpreh pakënaqësi, lëndon veten (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 24 June 2017

Një i burgosur në Burgun e Dubravës ka lënduar veten, pas një kërkese të bërë për pushim gjatë vikendit, e cila i është refuzuar.

Ky person në shenjë proteste ka qepur, njofton Klan Kosova.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, që ka mohuar në Burgun e Dubravës po mbahet grevë grupore e disa të burgosurve.

-Advertisement-

“Nuk bëhet fjalë për ndonjë grevë, por që ky rast është individual”, ka thënë Zogaj.

“Nuk është hera e parë që personi i njëjtë vepron në këtë formë”, ka shtuar ai.

Më tej ka thënë se asnjë të burgosuri me ligj nuk i takojnë ditët e pushimit.

“Shtatë ditshi i pushimit ka qenë motivim për punë, por që më pas është hequr”, ka pohuar Zogaj.

Ai ka thënë se pas formimit të institucioneve të reja, duhet rishikuar edhe një herë vendimin për pushimin e të burgosurve.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera