Thuhet se ka 70 miliardë dollarë, cila është e vërteta dhe si e shpenzon Putin
Autori: Gazeta inFokus
08:36 | 24 Qershor 2017
Pretendohet se Putini është njeriu më i pasur në botë, por sipas Kremlinit, ai fiton rreth 133,000 dollarë në vit dhe jeton në një apartament të vogël.
Një ish këshilltar i qeverisë ruse vlerësoi se pasuria e tij vlen 70 miliardë dollarë. Menaxherja e fondeve Hedge Bill Browder, një kritike e Putinit, pretendonte se ai kishte më shumë se 200 miliardë dollarë.
Bussines Insider ka bashkuar një listë të gjërave në të cilat besohet që Putini ka shpenzuar para.
Thuhet se ka rreth 20 pallate dhe vila të ndryshme.
Nga të dhënat zyrtare të botuara në vitin 2016 nga Kremlini thuhet se Putini ka një portofol shumë modest të pasurive të paluajtshme. Raporti tha se ai kishte një pronë të vogël toke dhe një apartament me një garazh.
Por gjatë viteve, Putini ka qenë i lidhur edhe me prona të tjera. Më e diskutueshmja është e ashtuquajtura “pallati i fshehtë”. Kjo thuhet se u ndërtua për Putinin duke përdorur fonde të paligjshme shtetërore.
Kjo rezidencë thuhet se kushtoi 1 miliardë dollarë për të ndërtuar. Ka një teatër privat dhe një vend për ulje me hapësirë për tre helikopterë.
Në vitin 2012, një dosje u hartua nga një rival politik i Putinit, i cili pretendonte se Putin kishte në pronësi disa avione private, helikopterë dhe jahte.
Ai akuzohet se zotëron 58 lloje të ndryshme të avionëve, duke përfshirë një Dassault Falcon, i cili ka 19 ulëse.
Një nga aeroplanët e tij thuhej se kishte një kabinë prej 11 milionë dollarëshe të pajisur nga bizhuteritë dhe tualeti që kushton afër 100,000 dollarë. Ky aeroplan ka hapësirë deri në 186 pasagjerë. Putini akuzohet se ka pesë prej tyre.
Dosjet pohojnë se Putini ka një koleksion prej katër jahtesh, ku secila prej tyre kushton mijëra dollarë për tu mirëmbajtur. Rossiya, një nga jahtet e tij, u renovua në vitin 2005. Ajo thuhet se ka kushtuar plot 1.2 miliardë dollarë për të bërë. “The Graceful”, një tjetër jaht i tij, thuhet se ka vend për 14 persona dhe ka gjashtë dhoma gjumi.
Putin gjithashtu pëlqen të krenohet me pamjen e tij. Dosja e 2012-ës pohoi se Putini ka 11 orë me vlerë rreth 687,000 dollarë.
Sipas gazetës “Rusia Beyond Headlines” (Rusia Përtej Titujve) të qeverisë ruse, Putini zotëron një orë A. Lange & Söhne Tourbograph ‘Pour Le Mérite’, i cili kushton gjysmë milioni dollarë.

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...































