Flet Daniel Serwer: Ja kush do ta formojë Qeverinë e Kosovës! (Video)
Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 22 June 2017
Ndërsa zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë nuk pritet të nxjerrin një fitues të qartë dhe vendi është ende në pritje të rezultatit përfundimtar, një ekspert i çështjeve të Ballkanit thotë se negociatat mes koalicioneve të krijuara do të jenë jetike për formimin e një qeverie të re. Daniel Serwer, në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, e sheh megjithatë me skepticizëm të ardhmen e dialogut me Serbinë, në se qeverinë do ta kryesonte ish kreu i lëvizjes Vetvendosjes, Albin Kurti.
Ndërsa zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë nuk pritet të nxjerrin një fitues të qartë dhe vendi është ende në pritje të rezultatit përfundimtar, një ekspert i çështjeve të Ballkanit thotë se negociatat mes koalicioneve të krijuara do të jenë jetike për formimin e një qeverie të re. Daniel Serwer, në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, e sheh megjithatë me skepticizëm të ardhmen e dialogut me Serbinë, në se qeverinë do ta kryesonte ish kreu i lëvizjes Vetvendosjes, Albin Kurti.
Pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë, duket se lëvizja Vetvendosje do të dalë si partia me numrin më të madh të vendeve në parlament. Kandidati i saj për kryeministër Albin Kuti ka filluar të bëjë thirrje për koalicion me LDK-në për formimin e qevrisë së ardhshme. Por për një analist të hershëm të zhvillimeve në Kosovë, perspektiva e një qeverie të drejtuar nga Albin Kurti mund të sillte probleme kushtetuese.
“Kosova është demokraci. Kushdo që mund të sigurojë shumicën, mund të kryesojë qeverinë, nuk kam dyshim për këtë. Do të ishte megjithatë disi e çuditshme në një farë mënyre pasi Albini përfaqëson një levizje, që është kundër Kushtetutës. Ajo kërkon bashkimin me Shqipërinë, ose të paktën opsionin e bashkimit me Shqipërinë, që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”.
Një tjetër pikë e nxehtë, për qeverinë e re, do të ishte edhe çështja e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Zoti Serwer thotë se megjithëse ka qënë skeptik për dialogun, ai ka provuar të ketë shërbyer për konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe duhet vlerësuar si avantazh për Kosovën.
“Shumë do të varet nga karakteri i qeverisë në Kosovë pasi Vetvendosja është kundër dialogut ndërsa të tjerët janë në favor të tij dhe e kanë ndjekur atë me shumë sukses. Do të thosha diçka për dialogun. Edhe pse kam qënë skeptik për dialogun fillimisht, ai ka ndihmuar qartësisht në konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe nga kjo pikëpamje e vlerësoj si një avantazh”.
Megjithë prespektivën e zbehtë për një anëtarësim të afërt në Bashkimin Evropian, zoti Serwer thotë se anëtarësimi në Nato duhet të jetë objektivi i ardhshëm i Kosovës.
“E gjitha do të varet në mundësinë e krijimit të ushtrisë. Do të shpresoja që Kosova të ketë një ushtri, një ushtri për të cilën Serbia dhe serbët të mos kenë shqetesime. Kjo do të ishte një ushtri që do të ishte më shumë e orientuar drejt dislokimeve ndërkombëtare sesa mbrojtjes territoriale. Dhe kjo është e mundur vetëm nëse ka bashkëveprim mes Beogradit dhe Prishtinës dhe ky bashkëveprim nuk ekziston sot”.
Analisti thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të angazhohen për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje. Ai nuk pret që Shtetet e Bashkuara të kenë të njëjtën prani ushtarake 5 apo 10 vjet më vonë. Por Kosova dhe Shtetet e Bashkuara, thotë zoti Serwer, do të kenë gjithmonë një marrëdhënie të veçantë.
“Ne duam ta shohim Kosovën të zhvillohet ashtu si të gjitha vendet e tjera aleate në Evropë dhe kjo do të thotë të qendrojë me këmbet e veta, të ketë ekonominë e saj të begatë, dhe të hyjë në Nato dhe në Bashkimin Evropian”.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...