Limaj takon ambasadorin norvegjez, diskutojnë për zgjedhjet e 11 qershorit
Autori: Gazeta inFokus
15:27 | 22 Qershor 2017
Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Skender Reçica, pritën sot në takim Ambasadorin norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad.
Në këtë takim, temë diskutimi ishin zgjedhjet e 11 qershorit, situata politike pas zgjedhjeve, raportet e vendit me BE-në, në veçanti me Norvegjinë dhe zhvillimet tjera ekonomike, sociale, etj, në Kosovë.
Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, Ambasadorit të ri norvegjez në Kosovë, z. Per Strand Sjaastad, i shprehi mirënjohje për mbështetjen e pakursyer të shtetit të Norvegjisë në proceset demokratike të Kosovës, ku shprehu vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Gjatë këtij takimi është biseduar edhe rreth suksesit të NISMA’s në zgjedhjet e fundit, ku kryetari Limaj tha se suksesi i NISMA’s në këto zgjedhje ka ardhë si rezultat i komunikimit të vazhdueshëm i strukturave tona me qytetarët në gjithë vendin. Që nga themelimi ne ju kemi qëndruar pranë njerëzve tanë, qytetarëve tanë, kemi diskutuar për problemet dhe nevojat që ata kanë në ekonomi, bujqësi, punësim, dhe në bazë të këtyre takimeve ne kemi nxjerë edhe prioritetet kryesore, të cilat NISMA do të filloj ti jetësoj që nga momenti i formimit të qeverisë së re, ka thënë kryetari Limaj.
Ambasadori norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, ka uruar kryetarin Limaj për suksesin e NISMA’s në zgjedhjet e fundit në Kosovë. Po ashtu ambasadori Sjaastad ka uruar që edhe në të ardhmen NISMA të vazhdoj të jetë e tillë, dhe të ketë sa më shumë suksese, në shërbim të qytetarëve të vendit.
Ambasadori norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, tha se Norvegjia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën europiane të Kosovës.
Në fund, Ambasadori norvegjez, Per Strand Sjaastad, shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin me NISMA’në. Të dy palët shprehën gatishmërinë për takime të mëtutjeshme për një bashkëpunim sa më të ngushtë e cilësor.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...



































