Gjykata Supreme vendos që të likuidohen edhe dy ndërrmarrje shoqërore
Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 22 June 2017
Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton opinionin publik se ka pranuar dy Aktvendime të lëshuara nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës me të cilët mundësohet përmbyllja e procesit të likuidimit për GJI128 Kooperativën Bujqësore “Agorkultura”, me seli në Ferizaj dhe për GJI157 Ndërmarrjen Shoqërore “16 Nëntori”, me seli në Han të Elezit.
Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për aprovim të Raporteve Përfundimtare dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për këto dy subjekte, ndërsa Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës përmes Aktvendimeve i ka aprovuar këto Raporte Përfundimtare dhe ka dhënë leje për mbylljen e procesit të likuidimit për KB-në dhe NSh-në e lartpërmendur.
Si rrjedhojë, pas Aktvendimeve të fundit të DhPGjSK-së, numri i NSh-ve/KB-ve për të cilat deri më tani është përmbyllur procesi i likuidimit në tërësi ka arritur në 15 ndërmarrje. Njëkohësisht, Gjykata ka caktuar një afat prej 21 ditë për ndonjë ankesë eventuale ndaj këtyre aktvendimeve dhe pas kalimit të këtij afati këto aktvendime bëhen të plotfuqishme dhe njoftimet për përmbyllje të likuidimit për këto subjekte Agjencia Kosovare e Privatizimit do t’ia dërgoj institucioneve relevante, ashtu siç parashihet me Ligjin e AKP-së.
Të tjera
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...