Lajme

Banda e Shullazit denoncon prokurorët për falsifikim dokumentash

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 20 Qershor 2017

Emiljano Shullazi dhe 4 miqtë e tij akuzojnë prokurorët se falsifikuan dëshminë e biznesmenit Ylvi Beqja. Sipas Shullazit, procesverbalet e dëshmisë së biznesmenit kanë të njëjtën orë dhe kanë kundërthënie mes fjalive. Në sallën e gjyqit ndodhej dhe dëshmitari, biznesmeni Ylvi Beqja.

Të pandehurit kërkuan pezullimin e gjykimit ndaj tyre deri në sqarimin e plotë të pozicionit të dy prokurorëve. Trupi gjykues pranoi që kallëzimi të depozitohet në Prokurori.Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela, Blerim Shullazi u arrestuan 1 vit më parë me dyshimin se kërcënuan me jetë Mynyr Konin e Dhori Kulen për t’u tërhequr nga gara për Rektor në Universitetin e Tiranës.Pas ndalimit të tyre Prokuroria zgjeroi hetimet për një sërë veprash penale përfshi dhe kërcënimin e biznesmenit Ylvi Beqaj i cili është dëshmitar në gjyq.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy