Lajme

KQZ: Numërimi pritet të përfundojë pasnesër

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 20 June 2017

Faza e numërimit të votave të rregullta, pritet të përfundojë pasnesër. Kjo pasi, qe disa ditë, zyrtarët e Qendrës për Numërim dhe Rezultate kanë në proces rinumërimin e 280 kutive të votimit, për të cilat nuk kishte përputhje të të dhënave, shkruan gazetametro.net.

Por, ky rinumërim i cili shënon fundin e procesit të numërimit të votave të rregullta, është afër përfundimit, dhe sipas trendit, ajo pritet të mbyllet pasnesër. Kështu të paktën ka thënë për Metron koordinatori i kësaj qendre, Burim Ahmetaj.

‘Me trendin e numërimit që kemi, besoj që deri pasnesër pritet të përfundojë procesi i rinumërimit të 280 kutive’, ka thënë Ahmetaj.

-Advertisement-

Ndërkaq, sipas Ahmetajt, tek pas përfundimit të këtyre votave do të nis edhe procesi i evidentimit të votuesve nga diaspora dhe të atyre me kusht, për të parë se a kanë votuar herë tjetër. Pas kësaj, siç thotë ai, hapet rruga për nisjen e numërimit të këtyre votave.

‘Pas rinumërimit, hapet rruga për evidentimin e votuesve me kusht dhe me postë, duke parë se a kanë votuar si të rregullt, e pas kësaj do të nis numërimi i votave me kusht dhe të atyre të diasporës’, ka thënë Ahmetaj për Metro.

Ndryshe, numërimi i votave për zgjedhjet e 11 qershorit po hyn në ditën e 9, e në të cilin proces kishte edhe rinumërim për shkak të mospërputhjes së raporteve./gazetametro.net

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera