“Trainkos” punësoi 15 punëtorë pa konkurs
Autori: Gazeta inFokus
12:37 | 19 Qershor 2017
Ndërmarrja publike Hekurudhat e Kosovës- Trainkos ka punësuar 15 punëtorë pa konkurs, megjithëse këta punonjës kanë mbuluar pozitat e rregullta të punës, mirëpo për ta nuk është zhvilluar procedura e rekrutimit.
Kjo ka ndodhur sipas gjetjeve të Zyrës së Auditorit në vitin 2016.
“Sipas nenit 8 të Ligjit të Punës, punëdhënësi në sektorin publik, është i obliguar që të shpall konkurs publik sa herë që pranon një punëmarrës dhe themelon një marrëdhënie të punës”, thuhet në raportin e auditorit.
Pra, me këtë kjo ndërrmarrje ka bërë trajtim jo të barabartë të aplikantëve.
“Diskriminimi është i ndaluar në punëism dhe profesion sipas nenit 5 të Ligjit të Punës. Ndërsa auditori ka gjetje për trajtim jo të barabartë të kandidatëve në intervistë, gjatë procesit të rekrutimit për pozitën Agjent i Marketingut”, shkruan Gazeta Fjala.
Kjo pasi që pyetjet e intervistës nuk ishin të aprovuara paraprakisht dhe të unifikuara për të gjithë kandidatët, mirëpo komisioni kishte aplikuar pyetje krejtësisht të ndryshme për secilin kandidatët, e që auditori këtë e ka vlerësuar si dobësi gjatë procesit të rekrutimit.
Në bazë Udhëzimit për Marrëdhënien e Punës (neni 5), kandidatët e përzgjedhur duhet të ftohen me shkrim së paku 48 orë para testimit.
Mirëpo, nga mos ftesa në tri procese të rekrutimit, disa nga aplikantët përkundër faktit që kanë plotësuar të gjitha kriteret për të marr pjesë në test, nuk kishin qenë pjesëmarrës në test.
Edhe pse sipas zyrtarit të burimeve njerëzore, të gjithë aplikantët janë ftuar përmes telefonit.
Numri aktual i të punësuarve në këtë ndërrmarrje në fund të vitit ishte 237 punonjës dhe 6 anëtarë të Bordit të Drejtorëve
Zyra e Auditorit në bazë të këtyrë gjetjeve ka dhënë rekomandimin e saj për Kryesuesin e Bordit, që të shqyrtojë mangësitë e identifikuara dhe të marrë masat e nevojshme që të respektohen dispozitat ligjore përkatëse me rastin e angazhimeve të stafit të ri, gjithashtu pozitat me përgjegjësi operacionale duhet të ushtrohen nga zyrtarët/punonjësit me kontrata të rregullta të punës. /Gazeta Fjala/.

T� tjera
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...




































