Lajme

Shënohet dita e çlirimit të Skenderajt, pamje të pa publikuara nga 18 qershori 1999 (Video)

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 18 June 2017

Si ka qenë Skenderaj 18 vjet më parë, ditën kur qyteti dhe banorët që vuajtën aq shumë, për herë të parë e ndien lirinë? RTK ka siguruar pamje ekskluzive të xhiruara më 18 qershor `99, pak minuta pasi ushtria dhe policia serbe u larguan dhe vendin e tyre e zënë çlirimtarët.

Momenti që s`do të harrohet kurrë është ai kur ushtarët e UÇK-së, në krye me komandantin e Brigadës 112, Jetullah Geci, dalin para banorëve të mbledhur dhe shpallin të lirë qytetin.

Por më emocionuese është momenti kur karvani i ushtarëve të UÇK-së, në krye të të cilëve është Bashkim Jashari, nisen te varri i komandantit legjendar. Të rreshtuar para varrit, ushtarët i raportojnë Adem Jasharit se lufta mori fund.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera