Autostradat miliardëshe të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 18 June 2017
Infrastruktura rrugore ka mbizotëruar investimet në Kosovë këto vitet e fundit. Përveç ndërtimit të rrugëve lokale e magjistrale, janë ndërtuar edhe autostrada që lidhin Kosovën me vendet e rajonit dhe të Evropës. Përqindja më e madhe e buxhetit të Kosovës, zakonisht është ndarë pikërisht për ndërtimin e autostradave.
Aktualisht, në proces të ndërtimit është autostrada, “Arbën Xhaferi”, që lidh Kosovën me Maqedoninë, kurse gjatë këtij viti, pritet të fillojë edhe ndërtimi i autostradës Prishtinë – Gjilan – Konçul, që lidh Kosovën me Serbinë jugore, përkatësisht Luginën e Preshevës, ku jeton shumica shqiptare.
Ramë Çupeva, drejtor i Departamentit të Infrastrukturës Rrugore në Ministrinë e Infrastrukturës në Qeverinë në largim të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se punimet në autostradën Prishtinë – Shkup janë duke vazhduar në gjithë gjatësinë e mbetur, duke shtuar se me rritjen e temperaturave punimet po zhvillohen me dinamikë të përshpejtuar.
“Në këto momente, janë rreth 33 kilometra trase, ku janë duke u zhvilluar aktivitetet. Punimet janë duke vazhduar sipas planit dinamik. Sivjet deri në fund të muajit tetor, pritet që të hapet pjesa deri në Doganaj. Kurse vitin tjetër, pritet të kompletohet traseja deri në Han të Elezit”, thotë Çupeva.
Realizimi i këtij projekti ka filluar në vitin 2014, kurse punët sipas planit, duhet të përfundojnë në fillim të vitit 2018. Kjo autostradë, sipas parashikimeve të Qeverisë, do të kushtojë rreth 600 milionë euro.
Ende pa përfunduar autostrada që lidh Kosovën me Shkupin, autoritetet në Prishtinë, kanë njoftuar se tashmë është shpallur tenderi për ndërtimin e autostradës së tretë në Kosovë. Bëhet fjalë për autostradën, Prishtinë – Gjilan – Konçul, duke synuar ta lidhin Kosovën me korridoret evropiane.
Qazim Jonuzaj, menaxher për këtë autostradë nga Ministria e Infrastrukturës, në Qeverinë në largim të Kosovës, bën të ditur për Radion Evropa e Lirë se sivjet pritet që të fillojë ndërtimi i autostradës me gjatësi rreth 22 kilometra me një çmim prej 130 milionë eurosh.
“Kjo autostradë do të lidhë qytetin e Gjilanit me Preshevën dhe Bujanocin. Ky është edhe qëllimi kryesor që autostrada të lidhet me pjesën e banuar me shqiptarë në Republikën e Serbisë”, thotë Jonuzaj.
Ndryshe, njohës të kësaj çështjeje, përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe ndërtimin e autostradave e konsiderojnë projekt të domosdoshëm dhe të nevojshëm për të ardhmen e vendit, por edhe si projekt të ngutshëm për këtë kohë.
Halim Gjergjizi, doktor i Shkencave Agro-Ekonomike, i cili njëherësh ka qenë hartues i projektit të autostradës Merdar – Morinë, thotë se modernizimi infrastrukturës rrugore është me vend, por në rrethanat aktuale në Kosovë, financimi në autostrada është jo i qëlluar.
“Si parim, ndërtimi i autostradave, rrugëve në përgjithësi, është shumë me vend. Por, në aspektin afatshkurtër Kosova ka shumë prioritete tjera dhe me siguri mjetet buxhetore do të ishte shumë më me vend të përdoren për uljen e papunësisë dhe varfërisë”, vlerëson Gjergjizi për Radion Evropa e Lirë.
Autostrada e parë e ndërtuar në Kosovë është ajo Durrës – Kukës – Morinë që lidh Kosovën me Shqipërinë, e quajtur “Ibrahim Rugova”.
Në kuadër të kësaj autostrade që Kosovës i ka kushtuar rreth një miliard euro, autoritetet kompetente në Prishtinë, kanë përgatitur projektin për vazhdimin e autostradës Prishtinë – Merdar – Nish. Projekti përkrahet nga Bashkimi Evropian, si projekt i përbashkët i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore për Ballkanin Perëndimor.
Të tjera
-
Përbërja e re e Qeverisë serbe: Daçiq ministër i Brendshëm, Vulin zv/kryeministër
Mandatari për formimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq, propozoi të hë...
-
Kryeziu: Mungesa e progresit në dialog s`është për shkak të të dyja palëve
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se është një zhvi...
-
Prezantohet kabineti i ri qeveritar në Serbi, i sanksionuari i Amerikës do të jetë zëvendëskryeministër
Mandatari për krijimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq ka prezantuar p...
-
Makina godet një këmbësor në Lluzhan të Podujevës
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi dyshohet se nga...
-
Hoti: Qeveria emëron anëtaren e Bordit të OShP-së pa konkurs publik
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka shkruar në ...
-
SBAShK-u proteston të mërkurën
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK), do ...
-
Hajnat hyjnë në një shkollë në Ferizaj, vjedhin libra dhe një fshesë elektrike
Një grua ka raportuar në polici se hajnat kanë hyrë në një shkollë në fshatin...
-
Dy gra e rrahin një burrë në Mitrovicën e Veriut
Dy gra dyshohet se e kanë rrahur një burrë. Ngjarja ka ndodhur të hënën në...
-
Vëllau i Butës dënohet me 17 vite burgim
Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Q...
-
Homazhe për të nderuar Ali Lajçin
Kanë nisur homazhet në Kuvend për të nderuar veprimtarin e çështjes kombëtare...
-
Osmani takohet me zëvendëspresidentin e MCC-së: Granti prej mbi 200 milionë, do ta transformojë sektorin e energjisë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me zëvendëspresidentin e Kor...
-
Gjendet e vdẻkur një grua në banesën e saj në Fushë Kosovë
Një grua është gjetur pa shenja jete në banesë nga familjarët e saj në Fushë ...