Vetëvendosje deklarohet për takimin me Delawie
Autori: Gazeta inFokus
11:59 | 16 Qershor 2017
Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar takimin e zyrtarëve të saj me ambasadorin amerikan Greg Delawie.
Të mërkurën në mbrëmje është raportuar për një takim mes zyrtarëve të Vetëvendosjes, në të cilin kanë marr pjesë i nominuari për kryeministër, Albin Kurti, kryetari Visar Ymeri dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka ndodh në ambasadën amerikane në Prishtinë.
Mbajtjen e këtij takimi e ka konfirmuar të premten për lajmi.net, Shkodran Hoti zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se në takim është diskutuar për procesin zgjedhor, si dhe është përsëritur qëndrimi i ambasadës se do të përkrahin kë do që siguron shumicën për formimin e qeverisë.
“Takimi ka ndodh në ambasadën amerikane. Janë diskutuat temat që janë raportuar në media, procesin zgjedhor, dhe është dhënë qëndrimi që e kanë dhënë edhe përmes komunikatës, që do ta përkrahin kë do që e bënë shumicën”, ka thënë Hoti për lajmi.net.
Takimit me zyrtarët e Vetëvendosjes e ka konfirmuar edhe ambasada amerikane.
Zëdhënësja e Ambasadës Amerikane Michell Schohn ka konfirmuar për Gazetën Express se Delawie ka realizuar një “takim privat” me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Schohn nuk ka dhënë detaje tjera se çfarë është biseduar me krerët e VV-së, duke mos përmendur as cilët zyrtarë të Vetëvendosjes kanë marrë pjesë në takim. As Vetëvendosje nuk ka njoftuar për takimin me Delaëie.
Zyrtarët e Vetëvendosjes ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues tjerë diplomatik në Kosovë, pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 qershorit.
Vetëvendosje e cila në zgjedhjet e 11 qershorit kishte garuar e vetme, ka fituar 27.16 përqind të votave./Lajmi.net/

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...

































