Lajme

Këto ishin parregullsitë gjatë procesit të numërimit të votave

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 15 June 2017

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit nuk shkuan ashtu siç duhet.

Si në zgjedhjet e kaluara edhe në këto zgjedhje kishte parregullsi të ndryshme, raporton “Zeri.info”.

Koordinatori i Qendrës të Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, ka thënë për “Zeri.info”, se ka pasur parregullsi të ndryshme.

-Advertisement-

Sipas tij, më së shumti parregullsi ka pasur në regjistrimin e të dhënave nga formularët e rezultateve ku ka pasur mospërputhje brenda formularit të rezultateve

“Parregullsitë mund të jenë të ndryshme sidomos në regjistrimin e të dhënave nga formularët e rezultateve ku ka mospërputhje brenda formularit të rezultateve mirëpo, të cilat Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do t’i korrigjoj të gjitha këto mospërputhje dhe do të dërgoj rekomandime tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të marrë vendim për të gjitha ato vendvotime ku mospërputhjet mund të evitohen. Pra ka raste kur subjekti ka vota ndërsa kandidatët nuk kanë ose subjekti nuk ka vota dhe kandidatët kanë apo ndonjë kandidat ka më shumë vota se sa subjekti. Pra raste të ndryshme dhe të gjitha këto raste do t’i evidentoj Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. Pra do të dërgohen rekomandimet tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të marrë vendim për to”, ka treguar për “Zeri.info”, Ahmetaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera