Partitë e mëdha drejt zbehjes, qytetarët u japin leksion
Autori: Gazeta inFokus
09:24 | 15 Qershor 2017
Partitë e mëdha politike po rrezikohen të zhbëhen si “lodra prej letre”, për shkak të shkëputjes nga lidhjet me anëtarësinë e tyre dhe mashtrimin karshi qytetarit për dy dekada të plota.
Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, ku sipas tyre partitë e mëdha janë kthyer në parti pa nocione politike, dhe pa përmbajtje politike.
Këtë e dëshmoi edhe rezultati i fundit i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku partitë si LDK dhe PDK, nuk treguan rezultat të kënaqshëm. LDK u radhit e treta në këto zgjedhje derisa PDK-në e ndihmuan partitë e tjera me të cilat ishte në koalicion për të qenë e para.
Mungesa e reformimit
Anëtari i LDK-së Shpejtim Bulliqi ka pohuar se ekziston rreziku i zhbërjes apo shndërrimit në parti të vogla i partive të mëdha.

Sipas tij, rreziku i tillë ekziston nëse partitë e mëdha nuk reformohen por vazhdojnë të mbesin të uzurpuara nga klanet që më shumë punojnë për interesa personale se sa partiake.
“Reformat duhet të jenë të mirëfillta, jo vetëm kozmetike te kamufluara në formë “prurje” pak para zgjedhjeve. Nëpër subjektet e mëdha duhet të zotërojë kultura e përgjegjësisë, po të kesh sukses në zgjedhje -vazhdon ti prijës subjektit politik, humb zgjedhjet-lëshon rrugë për tjerët në lidership”, ka thënë Bulliqi.
Pjekuria politike
Ai ka vlerësuar se nuk janë subjektet politike , sidomos ato të mëdha, kompani private që përherë figurat e njëjta ta uzurpojnë lidershipin, sidomos kur lidershipi i tyre tregohet i pa suksesshëm.
“ Shtrohet pyetja, pse duhen kuadrot te reja apo kuadrot që janë një periudhë të gjatë në subjekt, të qëndrojnë aty, çfarë motivi duhet të kenë që të kontribuojnë në një subjekt politik, nëse ai subjekt vazhdon të mbahet peng i “lidershipit permanent” të cilit i mungojnë rezultatet”, është shprehur Bulliqi.
Njohësi i çështjeve politike Artur Roshi ka thënë se partitë e mëdha janë kthyer në parti pa nocione politike, pa përmbajtje politike, pa filozofi politike dhe pa bosht ideologjik, por thjesht interesa grupimesh e klanesh njerëzore jashtë moralit qytetar.

“Nëse arrihet që partitë e mëdha shpërbëhen tregon se Kosova ka fituar pjekurinë politike, ndërsa nëse ngrihen parti të tjera të njëjta në fizionomi me të parat jemi sërish vendnumëro. Ajo që duket pozitive në zhbërjen e tyre është mos kapja e sistemit prej tyre ashtu siç ka ndodhur në Shqipëri”, është shprehur Roshi.
Maloku: Reformimi i LDK-së në opozitë
Ndryshe politologu Albinot Maloku ka theksuar se transformimet politike të partive politike rrjedhin si pasoj e shumë arsyeve, ndër këto arsye mund të jetë edhe nevoja për ndryshimeve rrënjësore brenda tyre.
Sipas tij, kjo reformë përfshin shumë ndryshime e mbi të gjitha ruajtjen e stabilitetit mes elektoratit dhe partisë.

“Gjithsesi, rast eklatant i kësaj nevoje për transformim të mirëfilltë është Lidhja Demokratike e Kosovës. Ky subjekt politik, sidomos pas procesit të fundit zgjedhor në Kosovë, e ka të përfunduar edhe diagnostifikimin edhe recetën për tu mjekuar. Nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu kishte pohuar se do të bëhet analiza pas certifikimit të rezultateve nga KQZ, e që konsideroj se nuk ka nevojë për asnjë analizë nga asnjë ekspert, çoftë brenda partisë apo jashtë saj. LDK nuk ka humbur me këto zgjedhje, por ka fituar shansin për fillimit të ri e të mbarë si opozitë dhe e cila nga opozita të fillojë ndryshimet rrënjësore”, ka thënë Maloku
Ai ka vlerësuar se LDK nuk është parti që mund të eliminohet dhe kjo nga se ka histori politike në vend, por ka shumë nevojë për transformim të tërësishëm te këtij subjekti nga brezi i pavarësisë tek brezi i republikës, e mbi të gjitha largimi i lidershipit aktual pa pasur asnjë rezervë.
“Partitë e mëdha po gabuan edhe mund të zhbëhen, por ato pasi janë të mëdha e mund të bëjnë ndryshime e të ecin përpara, si pasoj e alternativave më të mëdha që kanë brenda tyre.”, ka thënë Maloku.
Leksioni nga qytetarët
Analisti politik Blerim Burjani ka thënë se këto parti mund të mbetën të vetmuara një dite apo të humbura, sepse kanë marr një leksion të duhur se nuk mund të luhet gjithqysh me interesin e qytetarëve. Ai ka thënë se në Kosovë është gjendja më e rëndë nuk ka alternative tjetër politike.

“ Pra duhet të ketë një alternative tjetër politike të përbëre nga intelektualet dhe bota e biznesit në të kundërtën shteti mbete kështu pa lëvizje tjera pozitive dhe pa ndryshim adekuat social dhe ekonomik. Partitë politike duhet të jenë urë lidhëse e interesave të qytetarëve e jo të shkëputur të veprojnë dhe për interesa vetjak, grupore dhe partiake apo klanore”, ka thënë Burjani.
U ndëshkuan klanet e njerëzve të fortë
Opinionisti Nexhat Haziri ka pohuar se rezultati që arritën partitë e mëdha në zgjedhjet e 11 qershorit, do të duhet të jetë një alarm për reflektim të këtyre partive politike, në mënyrë për ta ndalur trendin e rënies së përkrahjes së qytetarëve ndaj tyre, trend ky që nëse vazhdon edhe në një palë apo dy zgjedhjesh, këto parti të mëdha politike, mund ti qojë në histori.
Sipas tij, kjo votë kundërshtuese ndaj partive të mëdha politike , e cila u manifestua në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, ishte si rezultat që këto parti politike filluan më shumë të duken si klane të njerëzve të fortë, të shkëputura nga elektorati, mashtrimet dhe gënjeshtrat që ua benën qytetarëve për vite të tëra.

“ Inkriminimi i zyrtarëve të lartë të tyre, përfshirja në korrupsion, nepotizmi i manifestuar në çdo segment të këtyre partive politike, qasje demode e politik bërjes që më nuk përkonte me realitetin dhe nevojat që kanë qytetarët e Kosovës, të pa vizion dhe vullnet për ndryshime, bëri që qytetari ti ndëshkoj me votë. Karshi kësaj situate, partitë e mëdha duhet seriozisht të mendojnë për reformim të thellë të tyre, strukturor dhe programor. Më nuk mjaftojnë reformat kozmetike, shembulli më i mirë është LDK-ja, e cila tentoj të fshihet pas disa reformave kozmetike, por rezultati i sajë në këto zgjedhje tregoi se ata reforma aq shumë të proklamuara nuk e kanë bindur elektoratin e sajë”, ka thënë Haziri.
Ai ka vlerësuar se një nga reformat në këto parti politike është edhe vënia e një standardi të ri, lidershipi duhet ta marrë përgjegjësinë për mos sukseset e partisë në garat zgjedhore, dhe mbi bazë të kësaj të reflektoj.
“Dy partive të mëdha , PDK dhe LDK-së, ju duhet të reflektojnë në reformimin e partive të tyre, dhe dekriminalizimin e tyre, sidomos PDK-ja. Përndryshe si të tilla do të vazhdojnë jo vetëm që të shënojnë rënie në rezultat, por do të jene të dëmshme jo vetëm për skenën politike, por për gjithë shoqërinë në përgjithësi”, ka thënë Haziri.

T� tjera
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
































