Lajme

Katari tërheq trupat nga misioni kufitar në mes të Xhibutit dhe Eritresë

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 14 June 2017

Katari ka tërhequr trupat ushtarakë nga kufiri në mes të Xhibutit dhe Eritresë, vend në të cilin vendet e Gjirit Arab kanë qenë ndërmjetësuese në mosmarrëveshjen për kufinjtë, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Katarit.

Anipse ende nuk është dhënë ndonjë arsye se pse janë larguar trupat nga ai vend, ky veprim ka ndodhur pas problemeve të shumta me të cilat është përballur Katari nga vendet fqinje. Disa nga vendet e Gjirit Arab kanë akuzuar Katarin se mbështet militatët islamikë dhe Iranin. Katari i ka dënuar fuqishëm këto akuza, transmeton Reuters.

 “Katari ka qenë një ndërmjetësues i paanshëm diplomatik në zgjidhjen e krizave dhe mosmarrëveshjeve midis vendeve vëllazërore dhe miqësore dhe do të vazhdojë të jetë një pjesëtar i rëndësishëm në bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë ministria përmes një deklarate.

Ministria e Katarit, po ashtu ka thënë se e ka informuar qeverinë e Xhibutit për tërheqjen e trupave.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera