Lajme

Ahmeti: Do ta votojmë kandidatin e PAN-it për kryetar të Kuvendit (Video)

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 13 June 2017

Kryetari i Prishtinës – njëkohësisht kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje – Shpend Ahmeti, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit tha se fituese zgjedhjeve nuk është koalicioni PAN (PDK-AAK- NISMA), por subjekti që përfaqëson, VV, që do ta bëjë edhe qeverinë.

Ai është i bindur se edhe në Kuvend grupi më i madh parlamentar do të jenë ata. Por, për të mos i bllokuar proceset, Ahmeti thotë se janë gati për ta dhënë kryetarin e Kuvendit.

“Nuk bllokojmë për kryetar të Kuvendi, përderisa e dimë qe kemi koalicion – marrëveshje. Po ta kemi marrëveshjen e koalicionit, atëherë po. Do të gjejmë mënyrë që të mos bllokojmë te kryetari i Kuvendit, që të arrijmë te Qeveria e re e Republikës së Kosovës që mund ta dërgojë PDK-në në opozitë”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera