Lajme

Nuk iu përgjigj Trumpit në telefon, shkarkohet zyrtari i lartë

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 12 June 2017

Një ish-prokuror i lartë federal në Nju Jork ka zbuluar se ishte shkarkuar prej postit të prokurorit nga presidenti Donald Trump pasi që kishte pranuar disa thirrje të pazakonshme telefonike nga ai.

Preet Bharara ka thënë për ABC News se kishte ndier se thirrjet telefonike nga Donald Trump e kishin kaluar kufirin e zakonshëm që e ndan organin ekzekutiv nga hetimet e pavarura kriminale, transmeton Express.

Bharara ka thënë se u shkarkua nga posti pasi që kishte refuzuar t’iu përgjigjej telefonatës së tretë të Trumpit.

-Advertisement-

Ish-presidenti Obama e kishte emëruar Bhararan, i cili shërbeu si prokurori kryesor federal në Manhatan.

“U duk sikur Trump po kërkonte të kultivonte një lloj marrëdhënie pas takimit tonë në fund të vitit 2016,” ka thënë ai.

Megjithatë, ai ka thënë se ka qenë e pavend të kishte një lodhje të ngushtë me Trump pasi që ai erdhi në detyrë në janar.

Ndërsa, ai ka zbuluar po ashtu se Obama nuk e kishte thirrur kurrë në telefon gjatë shtatë viteve e gjysmë si president.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera