Lajme

Në Leposaviç votimi zhvillohet pa probleme

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 11 June 2017

Procesi zgjedhor në Leposaviç, ku votohet vetëm për listën e përfaqësuesve të bashkësisë serbe, zhvillohet pa probleme

Shumica e vendvotimeve në komunat në veri të Kosovës janë hapur me kohë, raporton AA.

Procesi zgjedhor në Leposaviç, ku votohet vetëm për listën e përfaqësuesve të bashkësisë serbe, zhvillohet pa probleme. Në rrugët urbane dhe afër vendvotimeve është regjistruar numër i konsiderueshëm i punonjësve të policisë.

-Advertisement-

Në çdo vend votim gjenden vëzhgues të OSBE-së të cilët mbikëqyrin procesin zgjedhor

Pjesëtarët e bashkësisë serbe në Kosovë në këto zgjedhje mund të votojnë për një nga gjashtë listat e ndryshme zgjedhore.

Serbët në Kosovë dalin në zgjedhje të ndarë, ndonëse Beogradi zyrtar mbështet vetëm “Listën Serbe”.

Në prag të zgjedhjeve, gjatë fushatës brenda bashkësisë serbe në veri të Kosovës, veçmas në komunën e Leposaviçit, prej ku janë liderët kryesor të serbëve, Slavko Simiç, drejtues i “Listës Serbe” dhe Aleksandar Jablanoviç, lider i partisë së posaformuar, Partia e Serbëve të Kosovës pati tensione.

Kryetari i mëhershëm i “Listës Serbe” Aleksandar Jablanoviç ishte arrestuar nga policia për shkak se drejtoi armën ndaj një aktivisti të “Listës Serbe”, që më herët kishte vjedhur afishet zgjedhore të partisë së tij.

Në listën zgjedhore të regjistruar me të drejtë vote janë 1.872.941 shtetas të Republikës së Kosovës. Numri i qendrave të votimit në këto zgjedhje është 889 me gjithsej 2.490 vendvotime në mbarë Kosovën.

Në zgjedhje marrin pjesë 26 subjekte politike: 19 parti politike, pesë koalicione dhe dy nisma me gjithsej 971 kandidatë.

Secili qytetar me të drejtë vote mund të votojë një subjekt politik dhe 5 kandidatë të tij. Në Kuvendin e Republikës së Kosovës zgjidhen 120 deputetë në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të fshehtë në mandat prej 4 vitesh

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera