QKUK që 1 vit pa aparaturë të gastroskopisë
Autori: Gazeta inFokus 18:42 | 10 June 2017
Pajisjet me të cilat ekzaminohet disa nga organet e sistemit të tretjes janë jashtë funksionit në QKUK.
Gastroskopi, një pajisje me me anë të të cilit shikohet në brendi të traktit të sipërm tretës po mungon që një vit në QKUK.
Zyra e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, thotë se aparatura e gastroskopisë në kuadër të Klinikës së Gastroenterologjisë është jashtë funksionit.
“Duke pasur parasysh që buxhetin për furnizim me pajisje mjekësore dhe investimet kapitale i ka Ministria e Shëndetësisë, SHSKUK, përmes sektorit për pajisje mjekësore përmes një komisioni vlerësues për aparatura, ka dorëzuar në Ministrinë e Shëndetësisë në muajin qershor 2016 kërkesat për blerje të një videogastroskop për Klinikën e Gastroenterologjisë”, thotë Zyra e Drejtorit të SHSKUK-së.
Sipas kësaj zyreje, gjatë vitit 2016 kjo aparaturë nuk është blerë, prandaj QKUK-ja ka bërë edhe një kërkesë tjetër në shkurt të këtij viti drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë.
“Jemi në pritje të blerjes së aparaturës së videogastroskopit nga ana e MSH”, thuhet në përgjigjen e zyrës.
Sipas QKUK-së aparati që është jashtë funksionit nuk ka pasur mundësi të servisohet meqë është i vjetër dhe ofertat për servisim kanë qenë shumë të shtrenjta, gati sa blerja e një aparature të re.
“QKUK ka mungesë ekstreme të buxhetit për servisim të aparaturave, nga 1.7 milion euro sa kishte para tre vjetëve, vjet ka pasur 750 mijë euro. Këtë vit sipas sektorit të financave në QKUK ka vetëm 900 mijë euro për servisim dhe mirëmbajtje, përderisa nevojat janë për 2 milionë euro”, thonë në QKUK.
Ministria e Shëndetësisë pranon se ka pranuar kërkesat e QKUK-së.
SHSKUK, në kuadër të projektit për investime në QKUK dhe 7 spitalet e përgjithshme, të cilin ia ka drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë ka kërkuar që gastroenterologjia të pajiset me 5 gastroskopë dhe 1 shtyllë; 5 kolonoskopë; 1 ultrazë endoskopik dhe 2 ultrazë abdominalë me ekodopler”, thotë Ministria e Shëndetësisë.
Edhe ministria ka dijeni se aparati i vjetër në Klinikën e Gastroenterologjisë nuk ka mundur të riparohet për t’u kthyer në funksion.
“Endoskopi me videosistemin që e ka përdorur kjo klinikë, sipas SHSKUK-së, është jashtë funksionit dhe nuk është arritur të riparohet, me arsyetimin se është i vjetruar”, sqaron Ministria e Shëndetësisë.
Ministria thotë se e ka miratuar kërkesën për aparate të ardhur nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe atë kërkesë e ka futur në projektin 47 milionësh për investime në QKUK dhe në 7 spitale, të cilat i ka dërguar në Këshillin Kombëtar për Investime, ku projekti gjithashtu është aprovuar.
“Në ndërkohë, e dini, ka pasuar rënia e qeverisë së vendit”, thotë Ministria e Shëndetësisë.
Ministria thotë se i mbetet Qeverisë së re që të realizoj këtë projekt qoftë përmes ndonjë kredie, bashkë-financimi apo edhe me kontribute të tjera, duke përfshirë edhe donacionet e mundshme.
“Përndryshe, si të gjitha institucionet e tjera publike që kanë pamjaftueshmëri buxheti për t’i përmbushuar të gjitha nevojat, edhe Ministria e Shëndetësisë i ka të njëjtat sfida kur është në pyetje buxheti”, ankohet ministria.
Të tjera
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...
-
Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë
Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e P...
-
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasu...
-
Zhduket 30 vjeçarja nga Ferizaj – familjarët kërkojnë ndihmë, Policia në kërkim të saj
Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u ...
-
DASH: Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga ...
-
Ish-koloneli i policisë: Bandat serbe po e vazhdojnë strategjinë e tyre me sulmet ndaj PK-së dhe KFOR-it
Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, ka thënë se sulmet që p...
-
“Kemi bërë 4 arkivolë, nusen do e përcjellim me 3 fëmijët”, flet vëllai i Edison Arrazit: Nuk është ushtruar dhunë…
Flet Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje sh...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë
Duke diskutuar rreth temës “Siguria Rajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me ...
-
Rrëfimi tronditës i babait të Alma Arrazit: Çfarë u kanë parë sytë atyre fëmijëve
Teksa rrëfente mbi jetën e trishtë që kishte e bija, babai i Alma Bushati Arr...
-
Aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në Drenas, njëra shihet e rrotulluar
Aksidentet e trafikut në rrugët e vendit nuk kanë të ndalur, ku si pasojë për...
-
Takohen liderët Kinë – Francë – BE
Gjatë paradites të së hënës, Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua në Pallati...