Lajme

Ky është veterani i UÇK-së që bëri vetëvrasje mbrëmë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 10 June 2017

Gjatë ditës së premte ai kishte vizituar të afërmit e tij para se të kryente aktin e vetëvrasjes në mbrëmje.

Veterani dhe invalidi i ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Njazi Bytyqi, nga Ferizaj, i ka dhënë fund jetës duke bërë vetëvrasje mbrëmë.

Mesohet se i ndjeri ishte përballur me veshtërsi shëndetësore që nga paslufta, ai ishte operuar 5 herë në boshtin kurrizor, ndërkohë vazhdimisht ka qenë i varur nga disa lloje të medikamenteve si “Trodon dhe Diazepan”.
Miqtë e tij tashmë kanë publikuar fotografi të të ndierit në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbje për humbjen e tij, përciellë Magazina.al

-Advertisement-

Ai kishte vendosur që t’i jap fund jetës në një datë mjaft historike, pasi më 10 qershor të vitit 1999,kishin perfunduar bombardimet ajrore të NATO-s ndaj caqeve serbe, pas një lufte të ashpër që e kishte zhvilluar UÇK’ja me forcat serbe.

Më poshtë Magazina.al, ju sjell fotografi të ish-vetaranit Njazi Bytyqit, i cili në njërën prej tyre shihet duke përqafuar fëmijët në ditën e çlirimit në qershot të 1999.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera