Lajme

Vriten 3 paqeruajtës të OKB-së në Mali

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 09 June 2017

Militantët i kanë vrarë sot tre paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në një sulm jashtë bazës së tyre në Kidal, në veri të Malit, ka njoftuar OKB-ja në një komunikatë të lëshuar sot.

Ushtarët e OKB-së përballen me sulme të shpeshta nga luftëtarët e shkretëtirës, të cilët janë ribashkuar që nga operacioni ushtarak i udhëhequr nga Franca në viti n2013 për t’i larguar ata nga qytetet veriore të Malit, transmeton Express.

Më shumë se 100 paqeruajtës kanë vdekur në muajt e fundit, duke e bërë atë misionin më vdekjeprurës të OKB-së deri më sot.

-Advertisement-

Kampi i OKB-së në Mali u sulmua rëndë me mortaja dje në mbrëmje, ku u plagosen pesë paqeruajtës. Menjëherë pas këtij sulmi, tre ushtarë të OKB-së u vranë në një sulm tjetër jashtë kampit, ka thënë OKB-ja pa dhënë detaje tjera.

Shtetësia e të vrarëve dhe identiteti i sulmuesve nuk është bërë i ditur ende. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera