Lajme

Stavileci: As në gjysmëfinale s’do ju lëmë!

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 09 June 2017

Ministri në detyrë i PDK-së, Blerand Stavileci, duket se e ka gjetur temën zbavitëse për të.

Ai po zbavitet me të madhe me ‘prurjet e reja’ të partive të tjera. Pas debatit se kush i ka prurjet më të mira, sot Stavileci ka postuar edhe një fotografi në llogarinë e tij me emrat e 10 të aderuarve të PDK-së si 10 lojtarë futbolli, duke i porositur LDK-në dhe Vetëvendosjen se as në gjysmëfinale nuk do i lënë.

Ndërkaq, për prurjet e reja të LDK-së dhe Vetëvendosjes ka thënë se do të jenë të suspenduar për në finale, duke dashur të thotë sigurisht se nuk do marrin mjaftueshëm vota për t’u futur në Kuvendin e Kosovës.

-Advertisement-

Image

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera