Zbardhet vrasja e shqiptarit në Athinë
Autori: Gazeta inFokus
09:21 | 08 Qershor 2017
Policia greka ka zbardhur mbrëmjen e së mërkurës, vrasjen e një 24 vjeçari shqiptar, të ndodhur më datën 28 maj të këtij viti, në lagjen Patisia të Athinës.
Sipas policisë greke, ekzekutorët janë 4 shtetas shqiptarë, 19,20,23 vjeç dhe urdhëruesja e vrasjes, një femër 24 vjeçare, ish e dashura e viktimës.
Të pyetur nga hetuesit, katër të arrestuarit deklaruan se ishin implikuar në vrasjen e 24 vjeçarit, mbas kërkesës së bërë prej 24 vjeçares, tashmë të arrestuar.
Sipas tyre, ajo i kishte kërkuar të afërmve të saj, t’a ndihmonin për të shpëtuar prej viktimës, me të cilin kishte prej kohësh një lidhje intime, por gjatë të cilës, viktima e dhunonte dhe keqtrajtonte rregullisht.
E gjendur nën presionin gjithmonë në rritje të ish të dashurit të saj, ajo kërkoi prej të afërmve të saj, që ta largonin, duke ushtruar dhunë fizike.
Pasi e vuri në grackë viktimën, ajo la takim me të në një zonë, ku viktima nuk do të kishte shumë mundësi shpëtimi. Fillimisht katër të arrestuarit e kërcënuan dhe më vonë palët u përballën në një sherr banal, i cili degjeneroi në akte dhune verbale, mes viktimës dhe dhunuesve, tashmë të arrestuar.
Gjatë sherrit, njeri prej tyre nxorri thikën duke e lënë të vrarë në vend 24 vjeçarin, trupi i të cilit u dërgua i pa jetë në spitalin e Athinës.
Gjatë ditëve në vazhdim, policia mundi të gjejë provat dhe të vërë në pranga katër të dyshuarit.Ata do të dërgohen në gjykatë nën akuzën e vrasjes me paramendim.

T� tjera
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
































