Lajme

Pacolli: Me fitoren tonë fillon epoka e zhvillimit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 07 June 2017

Ne kuadër të Fushatës Zgjedhore, Aleanca Kosova e Re bashkë me partnerët e koalicionit nga LDK-LD- Alternativa, ka mbajtur sot një tubim me qytetarë në Novobërdë, ku është prezantuar plan programi qeverisës i këtij koalicioni.

Me këtë rast Presidenti i Aleanca Kosova e Re Behgjet Pacolli, ju beri thirrje qytetarëve që me 11 qershor ta përkrahin koalicionin e shpresës dhe kandidatin për kryeministër të Kosovës,  Avdullah Hoti.

Duke folur për programin qeverisës të koalicionit dhe duke i shtjelluar pikat kryesore të mkëtij programi Presidenti i AKR-së ka thënë se janë dy arsye kryesore pse qytetarët duhet të dalin masovikisht në këto zgjedhje. “Arsyeja e parë është largimi i njerëzve që i kanë bërë të këqija Kosovës dhe e dyta është fillimi i një epoke te re me ata qe e duan Kosovën, me njerëzit të cilët e kanë dashur një Kosovë paqësorë, të zhvilluar ekonomikisht dhe me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e saj", ka thënë ndër të tjera Presidenti Pacolli.

-Advertisement-

Ndërsa kandidati për kryeministër Dr.Avdullah Hoti, tha se platforma qeverisëse e koalicionit AKR-LDK- LD-Alternativa, është platforma më e kompletuar e cila do të zbatohet nga njerëzit e dëshmuar profesionalisht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera