Diaspora kosovare ka 700 mijë qytetarë, 400 mijë të regjistruar
Autori: Gazeta inFokus
10:46 | 07 Qershor 2017
Bashkatdhetarët përbëjnë një të tretën e trungut demografik të Kosovës, me rreth 700 mijë qytetarë, ndërsa vetëm në regjistrimin e mërgatës nga Ministria e Diasporës, kanë dalë rreth 400 mijë kosovarë.
Kështu ka deklaruar në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Shyhrete Kastrati, drejtoresh e Qendrës kulturore shqiptare në diasporë.
Ajo tha se të shtunën, me 10 qershor do të publikohen rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, të cilat përafërsisht përfshijnë një shifër prej 400 mijë kosovarëve të regjistruar, kryesisht gjatë ardhjes në vendlindje.
Kastrati tha se procesi i regjistrimit ka filluar në vitin 2014 dhe shifrat aktuale të cilat do të publikohen të shtunën, përfshinë periudhën deri më 31 dhjetor 2016.
“Regjistrimi vazhdon deri më 2021, kur edhe do të kemi rezultatet përfundimtar të diasporës”, deklaroi Kastrati, sipas të cilës, shifra prej 400 mijë bashkatdhetarëve të regjistruar përfshinë regjistrin fizik të tyre që është zhvilluar nëpër pikat hyrëse kufitare. Ndërsa procesi tjetër i regjistrit elektronik, sipas saj, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Kastrati tha se shumica e kosovarëve të regjistruar janë nga Evropa, pasi edhe vendosja e diasporës ka qenë më e madh në BE. Ndërkaq, sa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë, ajo tha se procesi ka qenë më ngadalshëm, pasi që edhe ata më rrallë kanë ardhur në Kosovës për të qenë pjesë e “regjistrimit fizik”.
Por, Kastrati tha se gjatë periudhës së ardhshme orientimi institucional i Kosovës duhet të jetë në këto dy vende, ku ka një numër shumë të madh të kosovarëve.
Ajo potencoi se të drejtën e regjistrimit si mërgimtar i Kosovës e ka secili qytetar që ka lindur vetë, babai apo gjyshi i tij në Kosovë. Kurse kërkoi që mos të bëhet propagandë kundër regjistrimit, sepse të regjistrohesh si bashkatdhetarë nuk ka asnjë konsekuencë në relacion me atdheun, ose me vendin ku jeton.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...































