Lajme

Stefanoviq: Pa NATO-n serbët e Kosovës nuk do të ishin të sigurt

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 01 June 2017

Serbia do të mbetet ushtarakisht neutrale, por NATO është garantuesi më i fuqishëm i sigurisë së serbëve në Kosovë dhe kjo është një fakt. Kështu mendon ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq.

“Unë dua të jem plotësisht i sinqertë, ne bashkëpunojmë me NATO-n përmes formave të ndryshme aq sa ka interes Serbia. Se NATO siguron garanci të fortë të sigurisë së serbëve në Kosovë kjo është një fakt”, ka thënë Stefanoviq për TV Pink.

Sipas tij, pa bashkëpunimin e NATO-s, Serbia nuk është e sigurt se mund të garantonte jetën e qytetarëve të saj në Kosovë duke shtuar se institucionet e Prishtinës nuk i sigurojnë serbët, transmeton lajmi.net.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera