Lajme

Zbulohet ‘lokali i prostitucionit’, arrestohen biznesmenët

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 01 June 2017

Një grup prostitucioni është goditur nga efektivët e policisë së Durrësit. Efektivët kanë arrestuar mëngjesin e sotëm katër persona, mes tyre dy pronarë lokali (një burrë dhe një grua) të cilët punësonin femra si kamariere dhe i shfrytëzonin për prostitucion.

Të arrestuarit

  • P.B., 66 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, tutor, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
  • S.G. 60 vjeçe, banuese në Sukth i Ri, Durrës, tutore;
  • B.S. 34 vjeçe, banuese në Durrës, e dënuar më parë për veprën penale “Prostitucion”.
  • P.L. 43 vjeç, banues në Rromanat, Durrës, klient.

Nga veprimet hetimore të kryera për rreth 2 muaj, rezulton se P. B. dhe S.G. në lokalin e tyre, në Sukth të Durrësit, kishin punësuar femra si kamariere, të cilat i ndërmjetësonin ato me qëllim për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 2.000- 3.000 lekë (të reja), me klientë të këtij lokali.

-Advertisement-

“B.S. është kapur në flagrancë në një hotel afër lokalit së bashku me shtetasin P.L.”, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.

Materialet për rastin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

  • “Shfrytëzim prostitucioni” në bashkëpunim dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, në ngarkim të P.B. dhe S.G., parashikuar në nenet 114, 25 dhe 115 të Kodit Penal;
  • “Prostitucion”, në ngarkim të B.S. dhe P.L, parashikuar në nenet 113 të Kodit Penal.

Operacioni “Bujtina” u finalizua nga efektivët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi 2-mujor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera