Lajme

MD promovon botimet e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës

Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 30 May 2017

Ministria e Drejtësisë ka fton përfaqësuesit e mediave dhe të OJQ-ve të marrin pjesë në promovimin e botimeve të Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, me ç ‘rast Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, do të mbaj fjalë  rasti.

Në këtë aktivitet do të promovohen botimet, si: Prof. Dr.sc. Fejaz Drançolli, Trashëgimia e shkatërruar në Kosovë 1998/99; Mr.sc. Fetnete Ramosaj, Kundër Harresës – Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-1999 dhe Mr.sc. Baki Svirca, Plaçkitja dhe Shkatërrimi i Fondit Arkivor të Kosovës nga Serbia, para dhe gjatë luftës 1998-1999.

Promovimi mbahet sot duke filluar nga ora 11:00, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera