Lajme

Kështu ra raketa e Koresë së Veriut në Japoni, kryeministri: Do të marrim hak (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 29 Maj 2017

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka bërë të ditur se vendi i tij do të bashkohet me Shtetet e Bashkuara në ndërmarrjen e veprimeve konkrete kundër Koresë së Veriut pas testit të fundit të raketave balistike.

Të hënën, Koreja e Veriut gjuajti një raketë “Scud” në ujërat japoneze, testi i tretë për këtë vit, në kundërshtim me paralajmërimet e OKB-së dhe kërcënimet e SHBA-së për veprime të mundshme ushtarake.

“Ne kurrë nuk do të tolerojmë provokimet e vazhdueshme të Koresë së Veriut që injorojnë paralajmërimet e përsëritura nga komuniteti ndërkombëtar”, u tha Abe gazetarëve, pothuajse menjëherë pas testit.

-Advertisement-

“Siç është rënë dakord gjatë samitit të G7-ës, problemi i Koresë së Veriut është përparësia kryesore e bashkësisë ndërkombëtare. Për të penguar Korenë e Veriut, ne do të ndërmarrim veprime konkrete me Shtetet e Bashkuara”, njoftoi lideri japonez.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy