NYT: OKB ofron keqardhje, por jo kompensim për viktimat e helmimit në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 27 May 2017
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka shprehur “keqardhje të thellë” të premten për helmimin e qindra romëve me mbetje të plumbit derisa po jetonin në kampet e formuara nga misioni paqeruajtës i OKB-së në Kosovë, por nuk ofroi shfajësim apo kompensim individual.
Kampet ishin ndërtuar në vitin 1999 afër grumbujve me mbetje nga ish-fabrika e shkrirjes së plumbit, ndërsa banorët kishin ngritur shqetësime për shëndetin e tyre për vite me radhë.
Familjet të cilat jetojnë në kampe kanë thënë që mbetjet toksike kishin shkaktuar helmim fatal me plumb dhe deformitete tek fëmijët, shkruan New York Times.
Deklarata të premten erdhi pas një raporti të vitit 2016 nga Paneli Këshillimor për të Drejtat e Njeriut, i cili kishte kritikuar fuqishëm përgjigjen e OKB-së ndaj kërkesave të familjeve në kampe.
“Sekretari i Përgjithshëm dëshiron të shprehë keqardhjen e thellë të organizatës për vuajtjen që kanë pësuar individët të cilët jetonin në kampe”, ka thënë përfaqësuesi i Guterres, Stephane Dujarriq, në një qëndrim.
OKB ka thënë që do të krijojë një fond besimi për projektet për të ndihmuar romët dhe njerëzit e tjerë të cilët kanë jetuar në kampe. Por fondi vjen pa para, vetëm me një premtim për të thirrur për kontribuues nga donatorë ndërkombëtar.
“Duke krijuar një fond pa fonde për projekte për të ndihmuar komunitetin, në vend se të bëhet kompensimi individual ndaj viktimave për shkak të vetë neglizhencës së tyre, OKB-ja po bën jo mjaftueshëm për viktimat e helmimit nga plumbi në kampet e tyre në Kosovë”, ka thënë Louis Charbonneau, drejtori i OKB-së në departamentin e Vëzhgimit të të Drejtave të Njeriut.
OKB shpreson të grumbullojë 5 milionë dollarë nga fondi vullnetarë./Insajderi.com/
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...