Dënohet personi që shtiu për të trembur të panjohurit në oborr
Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 27 May 2017
Habib Rizani është dënuar për përdorim të armës, ndërsa në gjykatë tha se shtiu në ajër për të larguar disa të panjohur nga oborri i tij.
Habib Rizani u dënua me 1 vit burg me kusht nga Gjykata Themelore në Prishtinë për përdorim të armës.
Vetë Habib Rizani e pranoi veprën penale për të cilën akuzohej me ç’rast kryetarit të trupit gjykues i premtoi që më asnjëherë nuk do të kryejë ndonjë vepër penale.
“Pendohem për veprën e kryer penale, i premtoj gjykatës që në të ardhmen nuk do të përsëris vepra të tilla apo çfarëdoqofshin ato”, deklaroi Rizani.
Ai veprimin e tij e arsyetoi duke thënë se armën e kishte përdorur vetëm për qëllim të frikësimit të atyre personave të cilët kishin hyrë në oborrin e tij me ç’rast e luti gjykatën që të marrë parasysh këto rrethana dhe atij t’i caktojë një dënim sa më të butë.
“Është e vërtetë që e kam përdorur armën, por unë kam gjuajtur në ajër me qëllim të frikësimit të atyre personave që kanë hyrë në oborrin tim të paftuar, andaj kërkoj nga gjykata që të më shqiptojë një dënim sa më të butë të mundshëm pasi që është hera e parë që kam rënë ndesh me ligjin”, tha Habib Rizani.
Edhe prokurorja e këtij rasti Besa Limani kërkoi nga trupi gjykues që të akuzuarit gjatë shqiptimit të dënimit t’i vlerësohej edhe gjesti i pranimit të fajësisë për veprën penale për të cilën akuzohej.
“I propozoj gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe gjatë matjes së dënimit të ketë parasysh masat lehtësuese dhe rënduese dhe si masë lehtësuese të ketë parasysh edhe pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit”, tha prokurorja Besa Limani.
Bahri Troshupa, avokati i Habib Rizanit tha se i mbrojturi i tij ka përdorur armën nga frika se të panjohurit që i kishin hyrë në oborr mund t’ia kidnaponin djalin.
“Pasi që personat që kishin hyrë në oborrin e Habibit nuk janë ndalur kur ky ka kërkuar sqarim se pse kanë hyrë të paftuar në oborr, klienti im ka qenë në stallë me djalin e tij 8 vjeçar. Në ato rrethana nga frika dhe stresi mos I është kidnapuar djali I cili për një moment ishte zhdukur nga aty, I trishtuar e ka përdorur armën”, deklaroi avokati, Bahri Troshupa.
Pas dëgjimit të palëve kryetari i trupit gjykues Vesel Ismajli shpalli aktgjykim më të cilin Habib Rizanit I caktoi dënim të kushtëzuar prej 1 viti, I cili nuk do të ekzekutohet nëse Rizani nuk kryen ndonjë vepër penale gjatë dy vjetëve të ardhshëm.
Habib Rizani akuzohej se në tetor të vitit 2015 në orët e mbrëmjes, në Fshatin Llugë, Komuna e Lipjanit afër stallës së lopëve të tij pasi kishte vërejtur një kamion që i afrohej shtëpisë së tij kishte marrë armën kallashnikov me të cilën në shenje frikësimi kishte shtënë dy herë në ajër.
Me këtë veprim i lartcekuri kishte kryer veprën penale, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm./Kallxo.com
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...