Lajme

AKP-ja ia dorëzon Mustafës studimin e fizibilitetit për Trepçën

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 26 May 2017

Agjencia Kosovare e Privatizimit i ka dorëzuar zyrtarisht studimin e fizibilitetit për Trepçën, kryeministrit në detyrë Isa Mustafa.

Ky studim do të shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimin e ardhshëm të kësaj ndërmarrje, e cila tashmë me Ligjin për Trepçën ka kaluar në menaxhim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa ka thënë se ky është një dokument i rëndësishëm për Trepçën, raporton EkonomiaOnline, përcjellë Klan Kosova.

-Advertisement-

“Mbetet me rëndësi që të formohet Bordi i Trepçës, në mënyrë që të funksionoj si shoqëri aksionare”, ka thënë Mustafa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera