Lajme

Grabovci merret në pyetje për herë të dytë

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 26 May 2017

Ish-shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci është paraqitur për herë të dytë në Prokurori. Ai është marrë në pyetje rreth hetimeve që po zhvillohen ndaj tij dhe zyrtarëve të tjerë të PDK-së për skandalin e përgjimeve Pronto, raporton KTV.

Ai ka zgjedhur të mbrohet në heshtje, sikurse edhe herën e parë kur është marrë në pyetje. Pas intervistimit, Grabovci nuk ka pranuar të flas.

“Unë jam gjithmonë në shërbim të drejtësisë dhe për gjithçka është i autorizuar avokati im që të flas”, ka thënë ai. Florent Latifaj që mbron Grabovcin, ka thënë se e ka udhëzuar atë që të mbrohet në heshtje sepse Prokuroria jashtëligjshëm ka nisur këtë hetim.

-Advertisement-

“Kanë kaluar 6 vite që nga ato përgjime dhe Prokuroria nuk mund të nis hetime pa pasur prova të reja, çka nuk i ka. Hetimi në 2014 është mbyllur nga një prokuror i EULEX-it”, ka thënë Latifaj.

Adem Grabovci, që nuk u përfshi në listën për deputetë të PDK-së, po hetohet nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës dhe shkelje të statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Kosovës. Pos tij, duke u hetuar për këto përgjime janë edhe zyrtarë të tjerë të PDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera