Premtimet e “parafushatës”!
Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 25 May 2017
Zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 11 qershorit do të fillojë më 29 maj, megjithatë subjektet politike tashmë i kanë filluar takimet e ndryshme me qytetarë, duke dhënë premtime të shumta.
Lajmi.net ka bërë një përmbledhje të premtimeve më të mëdha të dhëna gjatë këtyre takimeve të “parafushatës”.
Në mesin e premtimeve janë: Rritja ekonomike prej 8%, hapja e 40 mijë vendeve të reja të punës brenda dy viteve, bërja e Kosovës “Zvicra e Ballkanit”, liberalizimi i vizave, formimi i Ushtrisë së Kosovës.
Premtimet e Veselit e Haradinajt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli gjatë një takimi me studentë të njërit prej kolegjeve private në vend, duke folur për koalicionin PDK-AAK-Nisma ka thënë se nën qeverisjen e këtij koalicioni, vendi do të ketë rritje ekonomike vjetore prej 8%.
“Rritja ekonomike në Kosovë duhet të jetë minimum tetë për qind”, ka thënë Veseli.
Ai ka thënë se Kosova do të jetë Zvicra e Ballkanit.
Poashtu ai ka premtuar fuqizimin e grave dhe të rinisë në institucione.
Ndërsa në një tubim me qytetarë të Rahovecit, Veseli së bashku me kryetarin e AAK-së dhe të nominuarin e koalicionit PDK-AAK-Nisma për kryeministër, Ramush Haradinajn kanë thënë se një prej vendimeve të para të qeverisë së re të drejtuar nga ky koalicion do të jetë formimi i Ushtrisë së Kosovës.
Haradinaj gjatë këtyre ditëve ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave. Ai ka thënë se me fillimin e punës së një komisioni të ri për Demarkacionin, procesi i liberalizimit të vizave s’do të zgjasë më shumë se tre muaj.
“Unë nuk shoh periudhë më të gjatë se tre muaj nga momenti i nisjes së punës për liberalizim”, ka deklaruar Haradinaj.
Premtimet e Mustafës, Hotit e Kelmendit
Kryeministri në largim dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një tubim me elektoratin në lagjen “Kodra e Trimave” të Prishtinës ka thënë se koalicionin PDK-AAK-NISMA “duhet të japin llogari” pse qytetarët ende presin në radhë për viza nëpër ambasada. Mustafa ka thënë se vetëm me LDK-në në pushtet mund të ndodhë liberalizimi i vizave.
“Qytetarët e kanë të qartë se liberalizimi i vizave mund të realizohet vetëm nga LDK-ja, që i ka dyert e hapura në BE dhe e cila i përmbushi kriteret, dhe jo nga ata që mashtrojnë për këtë temë, siç mashtruan për çështjen e bashkimit të tyre në kuadër të koalicionit të mesnatës. Ata do të japin llogari që sot kosovarët vazhdojnë të presin para Ambasadave”, është shprehur Mustafa.
Kurse, kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AAK-Alternativa, Avdullah Hoti ka thënë se në dy vitet e kaluara Qeveria e drejtuar nga LDK-ja ka krijuar 40 mijë vende të reja pune, ndërsa ka premtuar edhe hapjen e 40 mijë vendeve tjera për dy vitet e ardhshme.
Ndërsa, zëvendëskryeministri në largim, Ramiz Kelmendi ka premtuar rritje ekonomike prej 8%.
“Neve na nevojitet një dyfishim i rritjes ekonomike, pra dikund rreth 8% në mënyrë që të gjithë ata qytetarë që dalin në tregun e punës të jenë të punësuar, pra të gjejnë një vend pune dhe njëkohësisht të punësohen edhe ata që aktualisht janë të papunë dhe besoj se kjo do të arrihet gjatë mandatit të ardhshëm”, ka deklaruar Kelmendi.
Premtimet e Kurtit
Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka premtuar reduktim të numrit të ministrive, duke thënë poashtu se secila ministri do të ketë vetëm nga një zëvendësministër.
Kurti ka premtuar krijimin e vendeve të reja të punës, por nuk ka dhënë shifra.
“Me ne në qeverisje Kosova do të ketë vende të reja për punë, do të ndërtohet e termocentralit të ri”, ka deklaruar Kurti.
Në fjalimin e tij të parë si kandidat për kryeministër, Kurti ka thënë se fillimisht do të shpërbëhet Agjencia e Privatizimit dhe në vend të saj do të themelohet Fondi Sovran i Republikës së Kosovës që sipas tij llogari do t’i jepte Kuvendit.
Poashtu ka thënë se nëse e zgjidhet në postin e kryeministrit do të themelojë Agjencionin Zhvillimor që do të koordinonte politikat zhvillimor.
Kurse, reforma e tretë sipas Kurtit është themelimi i Bankës Zhvillimore të Kosovës,që do të ofronte kushte të mira për kredi për ata ofrojnë potencial për zhvillimin e vendit.
Në mesin e 40 pikave të programit të Vendosjes, Kurti ka përmendur edhe një pagesën prej 10 euro për fëmijët nën moshën 15 vjeçare.
“Pika tjetër e Lëvizjes Vetëvendosjes do të jetë pagesa për 10 euro për të gjithë fëmijët nën moshën 15 vjeçare të familjeve të punëtorëve shëndetësor, arsimit, policisë dhe të atyre të papunë. Këto shtesa do të paguhen në emër të nënës”, ka premtuar Kurti. /Lajmi.net/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...