Lajme

LIVE: Agron Mustafa tregon se si ia shpëtoi Vala-s 32 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 24 May 2017

Agron Mustafa, kryeshefi ekzekutiv i PTK-së,ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Blerim Devollin,  drejtor i Z Mobile lidhur me vendimin e Arbitrazhin për 32 milion euro obligim i telekomit ndaj Z mobile.

Mustafa ka thënë se kjo marrëveshje ka shpëtuar telekomin nga falimentimi dhe puëntorët e kësaj kompanie.

Ai ka thënë se që një muaj e më shumë është në bisedime të cilat kanë qenë jo të lehta deri në ardhjen e këtij vendimi.

-Advertisement-

“Sot jemi ardh me ju tregu një lajm të mirë që kemi arritë sot. Ka të bëjë me arritjen e marrëveshjes së mirkeuptimin lidhur me vendimin e arbitrazhit. Kjo marrëveshje është arritur me stafin menaxhues dhe qysh sot, 32 milion që është shuma obligimit të telokiomit që ka ndaj Z mobile, i kemi ikur nga ky proces që si rezultat i moszbatimit do të kishte pasoa të rënda për telekomin dhe punëtorët” ka deklaruar Mustafa pas nënshkrimit të marrrëveshjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera