Nura kërkon mbështetje më të madhe për artistët
Autori: Gazeta inFokus
12:11 | 23 Maj 2017
“Arti dhe kultura, duhet të mbështeten më shumë nga qeveria e ardhshme e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj”.
Kështu ka thënë kandidatja e koalicionit PDK-AAK-NISMA, profesoresha e UP-së, regjisorja e njohur Elmaze Nura.
“Si artiste, ashtu si plot kolegë të tjerë, e di fare mirë se sa e vështirë është të krijosh kur nuk ke mbështetje, të prodhosh vlera të mirëfillta me shumë mund dhe sakrificë. Artistët e vërtetë, megjithatë ia dalin, por kur shteti është pranë tyre, krijojnë më lehtë, prezantohen më dinjitetshëm, duke promovuar kështu, artin dhe kulturën tonë. Kemi shumë talente në fusha të ndryshme të artit dhe nëse e bëjmë prioritet këtë lëmi, rezultatet do të jenë të jashtëzakonshme. Askush më mirë se artistët, nuk e prezanton identitetin e Republikës sonë në botë”, ka potencuar Nura.
Ajo e ka siguruar komunitetin artistik se do të jetë përfaqësuese e vendosur e interesave të tyre.
“Besoj se një zë artisti në Kuvendin e Kosovës, do të jetë një mundësi më shumë, për të zhvilluar artin e kulturën, për të ndarë në mënyrë të drejtë dhe të merituar, më tepër fonde për krijuesit tanë. Nëse fitoj besimin e votuesve, arti dhe kultura, do të jenë prioritet kryesor i aktivitetit tim politik. Ka ardhë koha, për t’i kthyer sytë te vlerat e vërteta artistike”, është shprehur kandidatja Elmaze Nura, që mban numrin 42 në listën e koalicionit PDK-AAK-NISMA në zgjedhjet e 11 qershorit./Infokusi.com

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...



































