Lajme

Një shqiptar në listën e propozimeve për zëvendëskryeministër të Maqedonisë

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 23 May 2017

Koço Angjushev, Aleksandar Zarkon dhe Nebi Hoxha janë kandidatët që i propozon Oda Ekonomike e Maqedonisë (OEM) për postin e zv.kryeministrit për çështje ekonomike në qeverinë e re, përcjell Telegrafi Maqedoni

Angjushev është nënkryetar i OEM-së, Zarkon është drejtor ekzekutiv i Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE), kurse Hoxha është kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Qëndrimi i të tre odave është i njëjtë, që afarizmi duhet të jetë i përfshirë drejtpërsëdrejti në politikën ekonomike dhe zhvillimore të shtetit dhe se duhet të ketë qasje në përgatitjen e ligjeve, para se ato të kalojnë në filtrat qeveritar, e jo pasi që të dalin në procedurë kuvendore.

-Advertisement-

Sipas tyre, është e patjetërsueshme përputhja e politikave qeveritare me interesat e ekonomisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera