Krasniqi demanton AKR-në për sloganin zgjedhor (FOTO)
Autori: Gazeta inFokus
13:53 | 22 Maj 2017
Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur sloganin “Fillimi i ri” për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.
Por këtë slogan, dikur pikërisht për zgjedhje e kishte përdorur Aleanca Kosova e Re, e Behgjet Pacollit, madje kur për herë të parë po i hynte garës për zgjedhjet e përgjithshme, njofton Klan Kosova.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu.
“Sloganin ‘Një fillim të ri’ e kemi pasur ne në zgjedhjet e vitit 2007”, ka thënë Sejdiu.
Më tej ai konsideron se nuk bëhet fjalë veç për kopjim të sloganit, që sivjet po e përdor PDK-ja e Kadri Veselit.
“AKR është vazhdimisht viktimë e kopjimeve edhe programore, në veçanti në sektorin ekonomik”, ka shtuar ai.
“Pjesa dërrmuese e programeve ekonomike që janë munduar t’i zbatojnë konkurrentët politikë të AKR-së, kanë burimin në programin tonë ekonomik”, ka shtuar Sejdiu.
“Fatkeqësisht edhe pse janë munduar të kopjojnë, konkurrentët politikë nuk kanë pasur kapacitete intelektuale për t’i zbatuar ato”, ka pohuar më tej ai.
Por në PDK e thonë se slogani i tyre i sivjetmë “Fillimi ri” nuk është i bazuar askund për që ai buron në kërkesat e qytetarëve të Kosovës.
Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë janë qytetarët e Kosovës në kërkim të një fillimi të ri.
“Rrjedhimisht, ky slogan, i qytetarëve të Kosovës dhe jo vetëm i PDK-së”, ka thënë Krasniqi për Klankosova.tv.
“Si ‘Fillim i ri’ mund të jetë përdorur në kontekste të ndryshme, nga njerëz dhe organizata të ndryshme në kohë të ndryshme”, ka shtuar ai.
Por “Fillimin e ri” Krasniqi e lidh edhe me të kaluarën e tij në muzikë.
“Kur jam marrë me muzikë, në vitin 2002, këngën e parë në album e kam quajtur ‘Fillimi i ri”, ka pohuar Krasniqi.
Kjo nuk do të thotë që as unë as kush tjetër e ka të drejtën ekskluzive për ta përdorur këtë slogan”, ka shtuar ai.
Në fund Krasniqi ka thënë se as që i kujtohet që AKR e Pacollit të ketë pasur slogan me “Fillimin e ri”.
Fotografi nga fushata e AKR-së në zgjedhjet e vitit 2007 me sloganin “Një fillim i ri”.

Fotografi e sloganit të PDK-së “Fillimi i ri” për fushatën e zgjedhjeve të 11 qershorit të këtij viti.


T� tjera
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...































