Lajme

Merkel i thotë ‘mirupafshim’ bazës ajrore të Turqisë? Ja ku pritet të vendosen avionët gjermanë

Autori: Gazeta inFokus 08:46 | 22 May 2017

Ministrja gjermane e Mbrojtjes ka bërë të ditur se vizitoi një baze ajrore në Jordani, duke sinjalizuar se Gjermania planifikon të largohet nga baza ajrore e Turqisë.

“Ka shumë potencial në këtë baze ajrore dhe ne ishim shumë mirënjohës për pritjen shumë pozitive”, tha Ursula von der Leyen për gazetarët në mbledhjen rajonale të Forumit Ekonomik Botëror në Jordani të shtunën.

Një ditë më parë ministrja inspektoi bazën ajrore të Azraq, duke shqyrtuar alternativat e mundshme për zëvendësimin e bazës “Incirlik” në Turqi.

-Advertisement-

Baza turke përdoret për të vendosur trupat gjermane që marrin pjesë në ofensivën e  udhëhequr nga SHBA-ja kundër organizatës terroriste të Shtetit Islamik (ISIS-it).

Nuk është marrë ende një vendim zyrtar për të zhvendosur trupat, theksoi Ministria Von der Leyen,

Më parë këtë javë, ajo konfirmoi se Gjermania po shqyrtonte tetë vende ku mund të zhvendoseshin avionët luftarakë gjermanë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera