Uganda, sinonimi i varfërisë (Foto)
Autori: Gazeta inFokus
19:56 | 20 Maj 2017
Uganda është shtet që asocion në pasiguri, varfëri e mjerim. Ndërkaq, trafiku është kaos në vete. Në Kampala – kryeqytetin me dy milionë banorë – njerëzit lëvizin nga të gjitha anët pa kkrye, thuhet në reportazhin e gazetares kroate Katarina Alvir për Nova TV.
Kalimi i rrugës duket si një videolojë me manovrim majtas-djathtas, para-pas. Këtu bie opsioni se dikush do të ndalet. Kemi parë pak zebra për këmbësorë dhe dy semaforë. Mjetet kryesore të transportit janë motoçikletat të cilat i quajnë boda dhe taksitë me furgon. Taksi nuk niset derisa të mbushet, e mund të ndodhë të futen 20 veta brenda – si sardelet në konservë, transmeton Telegrafi.
Boda është histori në vete. Në çdo qoshe i sheh dhe janë mjetet më të shpejta të transportit. Me të shkuam te një treg. Edhe pse Kampala nuk ka qendër të qytetit, tërë vendi duket si një treg i madh. Dhe, aty mund të gjesh gjithçka: pula të gjalla, peshk të thatë, insekte për pjekje, perime dhe fruta. Era është shumë fortë. Shitet kudo. Shitësit ambulantë afrohen edhe te vetura. Në rrugë mund të blesh letër higjienike, mish, raki, shampo… Kjo është jeta e ugandasve zakonshëm.

Në kodra ka luks të rrethuar me mure dhe tela. Këtu jetojnë të pasurit dhe të huajt – në vilat me pishina. Duket se telat dhe muret nuk janë për sigurinë, por edhe për statusin. Edhe hoteli ku ishim ishte i fortifikuar me kontroll në hyrje – të njerëzve dhe automobilave. Masat e sigurisë janë futur vite më parë pas sulmit terrorist, por ato nuk janë të detajuara

Në rrugët e Kampalas nuk ndjehesh e pasigurt – të gjithë shkojnë në punët e tyre, kush nuk të ndal apo tërheq. Më pak të sigurt ndiheni te Parlamenti ku nuk guxoni të fotografoni apo xhironi. Fal shoqes që e ka të dashurin ugandas, nga i njëjti fis si një polic, na u lejua një fotografi. Me këto gjëra nuk luhet në Ugandë!

Befasia më e madhe këtu ishte ndalimi i pirjes së duhanit. “Duhani nuk është i ndaluar, por as nuk është i lejuar”, na thotë një i njohur. Në rrugë nuk tymoset, e pothuajse askund. Ne shkuam te një restorant ku rrinë të huajt. Edhe pse ishim jashtë, në ambient të hapur, kur pyetëm se ku pihet duhani na thanë shkoni disa metra më larg, “poshtë asaj peme”, transmeton Telegrafi.

Në veri të vendit ku shkuam me një aeroplan të vogël. Piloti me shaka na jep udhëzimet në rast të një aksidenti, por kjo nuk ishte për tallje kur e shihje brendinë e aeroplanit. Aterruam në një pistë të sigurt. Unë shkova në kampet e refugjatëve. Në veri kemi provuar ushqimin tradicional: pure bananesh të gjelbra, viçi i gatuar në gjethe bananesh, të brendshmet në salcë, mish dhie, kasava, patate e ëmbël… Porcionet ishin të mëdha dhe asnjëri nuk mundi të hante atë që u shërbye. Në kthimin tim në Kampala, në rrugën që zgjati tetë orë, pamë Nilin, elefantët në egërsi, majmunët në rrugë të cilët nëse ndalesh të kërcejnë në veturë

Dyshoj se dikush udhëzon natën, pasi në rrugë nuk ka asfalt e as ndriçim, e njerëzit ecin në rrugë, kështu që udhëtimi është i vështirë me frikën se mund të bësh aksident. Kur sheh dritën, kjo do të thotë se je afër një qyteti.
Qoftë në fshat apo qytet ka plot me njerëz. Person më të vjetër se 50-60 vjet nuk sheh fare. Këtu është një nga popullsitë më të reja në botë me moshën mesatare 24-vjeçare. Uganda ka 34 milionë banorë. Çudi është se përkundër varfërisë së madhe dhe se shumica nuk ka rrymë e për ujë ecin disa kilometra, banorët nuk duan të ikin nga ky vend.
Edhe diçka për fund: kafja është e shtrenjtë. Ugandasit e prodhojnë, por nuk e pinë. Ata pinë çaj të cilin ua kanë sjell kolonialistët britanik. /Telegrafi/

T� tjera
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...

































