Ky është numri i votuesve për zgjedhjet e 11 qershorit sipas KQZ
Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 18 May 2017
Pastrimi i listave zgjedhore është një problem që tash e sa kohë, thuajse çdo herë që ka zgjedhje është një problem i madh, ku shumë të vdekur ende figurojnë në listat zgjedhore.
Por përfaqësuesit e Komisionit Qendror Zgjedhor thonë se janë duke punuar intensivisht në rifreskimin e listave zgjedhore. Kështu ka bërë të ditur kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, në njërën nga intervistat e saj televizive.
Po ashtu Daka ka bërë të ditur edhe numrin e votuesve, ku sipas saj janë rreth 1.8 milion votues, 35 mijë prej tyre votues të rinjë. Por Sipas saj, duke qenë se kemi zgjedhje të parakohshme, Daka ka deklaruar se nuk kanë pasur kohë që këtë herë të edukojnë votuesit e rinj.
“Afatet janë shume të shkurta, nuk do të kemi aq kohë që t’i edukojmë të gjithë ata që do të marrin për herë të parë fletë votimin në dorë”, u shpreh Daka.
Ndërkaq zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar rreth listave përfundimtare zgjedhore, të cilat sipas tij janë paraparë që të bëhen publike në qershor.
Elezi, po ashtu ka bërë të ditur edhe njëherë numrin e votuesve që kanë të drejtë vote në këto zgjedhje.
“Lista Përfundimtare e Votuesve, nuk është certifikuar akoma nga Komisioni Qendror i Zgjedhje, pasi kjo është paraparë të bëhet më 1 qershor. Në bazë të Listës Jo-Përfundimtare të Votuesve, kjo listë përmban: 1 milion e 885 mijë e 147 votues”, ka deklaruar Elezi.
Ndër të tjera, ai ka thënë se brenda pak ditësh do të dihet saktë numri përfundimtarë i personave që janë larguar nga lista.
“Ne do kemi informacione brenda pak ditësh, dhe do të mund ta dimë se sa është numri i personave të vdekur që janë larguar nga Lista Votuese dhe se sa është numri i atyre që kanë hequr dorë nga nënshtetësia, e që rrjedhimisht nuk do të jenë në listën përfundimtare të votuesve”, ka thënë Elezi për gazetën Bota Sot.
Ndërkaq, për bashkatdhetarët ai ka thënë se KQZ është në periudhën e regjistrimit të tyre, për votim jashtë vendit.
“Në përmbushje të obligimeve ligjore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me datë 15 maj ka filluar periudhën e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës. Kjo periudhë do të përfundojë me 22 maj 2017”, ka përfunduar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Të tjera
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...