Posti i kryetarit të Skenderajt, përjashton Lushtakun nga lista e PDK-së për deputet të Kuvendit?
Autori: Gazeta inFokus
18:08 | 17 Maj 2017
Posti i kryetarit të Komunës së Skenderajt, kandidat për të cilin pritet të jetë ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nuredin Lushtaku, ka bërë që ai më mos të hy në garë për deputet të Parlamentit të Kosovës.
Kështu tha për “Gazeta Blic” një burim brenda PDK-së.
Sipas këtij burimi, ish-deputeti Lushtaku është larguar nga lista e PDK-së me kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës, pasi që ati i është premtuar mbështetja e partisë për të kandituar për kryetar të Komunës së Skenderajt, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti.
“Ish- deputeti Nuredin Lushtaku, nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, kjo pasi që në zgjedhjet e sivjetme lokale ai pritet të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Skenderajt. Një gjë e tillë do të zyrtarizohet së shpejti, pasi që edhe zgjedhjet po afrohen“, ka thënë ky burim.
Se nuk do të rikandidoj më për deputet, këtë e konfirmoi vet Lushtaku për “Gazeta Blic”.

“Unë kam marrë vendim që më të mos kandidoj për deputet të Kuvendit të Kosovës” , tha ai.
I pyetur se a është posti i kryetarit të Skenderajt arsye e mos rikandidimit të tij, ai as nuk pohoi e as mohoi një gjë të tillë, por shtoi se “për këtë punë merr vendim kryesia e partisë.”
Deputeti Lushtaku, është kushëri i kryetarit aktual të kësaj komune, Sami Lushtaku i cili në vitin e kaluar është dënuar me 12 burg në një aktakuzë për krime lufte nga një trup gjykues ndërkombëtar në Gjykatën Themelore të Mitrovicë për vrasjen e një personi të panjohur në vitin 1998 në mes të fshatit Galicë dhe Dubovc të Vushtrrisë.
Ndryshe, PDK-ja është ajo e cila i ka fituar zgjedhjet në këtë komunë që nga paslufta me shumicë të votave.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...


































