Lajme

Gjendet një kufomë e djegur në Dajt

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 16 May 2017

Në një zonë të pyllëzuar në malin e Dajtit është gjetur sot trupi i pajetë i një personi ende të identifikuar.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për BalkanWeb se personi në fjalë është djegur plotësisht dhe i kanë mbetur vetëm gjymtyrët e poshtme.

Duke iu referuar burimeve policore Bezat shton se trupi i këtij personi ka rreth një javë që ndodhet në atë zonë, ndërsa është pikasur sot rastësisht nga një kalimtar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera