Shtimi i trupave në Kosovë, amerikanët vlerësojnë se rajoni u është lënë së tepërmi turqve dhe evropianëve!
Autori: Gazeta inFokus
10:53 | 16 Maj 2017
Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një muaj pritet të dërgojnë një shtesë prej 130 trupave në Kosovë në përkrahje të KFOR-it dhe NATO-s në luftën për paqe dhe stabilitet, dhe analistët mendojnë se ky është një mesazh për politikanët luftënxitës në rajon, si dhe terroristët.
Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pjesëtarë të njësive speciale amerikane të batalionit të parë me bazë në Tupelo të trajnuar për reagim emergjent që do të vijnë në Kosovë sapo ata të përgatiten në Fort Hood në Teksas.
Në këtë bazë ushtarët janë dërguar gjatë fundjavës, dhe po siç shkruajnë mediat serbe, ata do të duhet të mësojnë gjuhën serbe dhe shqipe dhe do të njoftohen rreth Ballkanit.
Kur ata të arrijnë në Kosovë do të vendosen si pjesë e njësisë së KFOR-it në njësinë e aviacionit që përdor helikopterë “UH 60 Black hoc” për 10 muaj.
E analisti Dushan Janjiq mendon se ky më shumë është një mesazh politik.
“Në këtë mënyrë, amerikanët në mënyrë të qartë u dërgojnë mesazhin politikanëve lokalë që të mos luajnë me luftën. Vlerësimet e tyre janë se ky rajon u është lënë së tepërmi turqve, NATO-s dhe evropianëve. Gjithashtu, konsiderojnë se Ballkani është në rrezik nga terrorizmi. Kjo do të thotë se kjo pjesë e Evropës nuk do të mbetet me çështje të pazgjidhura të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, por dhe se do të tentohet të reduktohet ndikimi i Turqisë në rajon”, citohet të ketë thënë Janjiq.
E sipas medieve serbe, një mendim të ngjashëm kanë edhe analistët politikë në Kosovë.
Imer Mushkolaj e sheh mbërritjen e trupave amerikane si përgjigje të situatës politike në rajon dhe kërcënimin e terrorizmit.
“Tensionet janë gjithashtu të pranishme në Maqedoni, në Shqipëri dhe në Kosovë dhe për këtë arsye ky hap i SHBA-ve është i pritur. Kosova është investim amerikan dhe sigurisht se ShBA-të nuk do të lejojnë atë për të shkuar në një drejtim të padëshiruar. Për më tepër, terrorizmi kërcënon gjithë Evropën dhe kjo është një formë tjetër e sigurisë”, citohet të ketë thënë Mushkolaj.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...

































