Lajme

Protesta e opozitës, policia kallëzon në prokurori PD

Autori: Gazeta inFokus 08:49 | 16 Maj 2017

Protesta e opozitës më 13 maj ishte një protestë paqësore e cila nuk u shoqërua me incidente apo trazira.

Por policia e Shtetit ka ngritur padi ndaj Partisë Demokratike për “organizim të tubimeve të paligjshme”.

Vetëm pak orë pas përfundimit të protestës, drejtoria e policisë së Tiranës ka referuan në prokurori kallëzimin penal duke pretenduar për shkelje të ligjit për tubimet.

-Advertisement-

Kallëzimi mësohet se nuk ka emra të përveçëm por evidenton se protesta e PD para, gjatë dhe pas saj, është kryer në kushtet e nenit 262 të Kodit Penal.

Burime të prokurorisë nuk kanë bërë asnjë koment në lidhje me këtë kallëzim të policisë, por nga ana tjetër mësohet se në referimin e policisë, pretendohet se protesta në fjalë ka shkelur pikërisht kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënies e lejes. /albeu.com/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy