Arifi: AAK dhe Vetëvendosja dallojnë shumë
Autori: Gazeta inFokus
08:12 | 16 Maj 2017
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Avni Arifi ka thënë se partia e tij s’do të ketë koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Me Lëvizjen Vetëvendosje e patëm një udhëtim të përbashkët që rezultoi në një situatë që koalicioni ishte i pamundur dhe kemi ndarë rrugët. Në të ardhmen nuk mund të paragjykojë por tani për tani se kemi parë këtë hapësirë, kemi bashkëpunuar sa i përket Asocioacionit dhe Demarkacionit. Dallojmë shumë me njëra-tjetrën dhe duhet të shohim se cili është interesi i qytetarëve, dallimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe AAK janë shumë të mëdha. Ka dallime shumë më të mëdha se sa pikat që na bashkojnë”, tha Arifi.
Arifi që ishte i ftuar në Ballë për Ballë në Klan Kosova ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me PDK-në, ashtu si me LDK-në.
“Kemi qenë të zëshëm kundër PDK-së, PDK i ka bërë dëme të riparueshme Kosovës, Kosova është vendosur në një pozicion shumë të vështirë zhvillimor. Qëndrimi zyrtar i AAK është sa i përket koalicione parazgjedhore, LDK dhe PDK janë të përjashtuara nga opsionet. Fitorja jonë mund të na vëjë në pozicion të zgjedhim partnerët, pyetja është kush do t’i fitojë zgjedhjet pastaj nuk ka më vija të kuqe për partitë”, ka shtuar Arifi.
Ai ka thënë poashtu se LDK mashtroi, andaj edhe u mashtrua duke iu referuar prishjes së koalicionit VLAN.
“Haradinaj nuk ka insistuar në pozicionin e kryeministrit. Ne kemi mundur që të bëjmë këtë ndërrim, me e pa formën e korrigjimit apo ndryshimit të çfarëdo marrëveshje por ata kishin synim lojën politike, e vazhduan me mashtrim, dhe përfunduan të mashtruar. Mbjetuan për mashtrimin, s’kanë të drejtë të akuzojnë PDK-në se i ka mashtruar, PDK veproi drejtë që e mbështeti mocionin”, theksoi ai.
Arifi nuk ka dashur të komentojë kandidatuarën e LDK-së për kryeministër, për emrat e përfolur të Lutfi Hazirit dhe Avdullah Hotit.
“Kjo është çështje e LDK-së, nuk po shoh se ka ndryshim prej mendësisë së funksionimit të Isa Mustafës por kjo i takon LDK-së. S’shoh ndonjë vlerë të shtuar në jetën politike të Kosovës”., tha tutje
Ai poashtu ka pohuar se është kandidat për deputet nga lista e koalicionit AAK-Nisma për Kosovën.
“Unë do të jem kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës. Nga 110 kandidatë, shumicë e madhe do të jetë për herë të parë që garojnë”, përfundoi Arifi.

T� tjera
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...





































