Lajme

Vulin kërcënon me masakrim të fëmijëve shqiptarë

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 15 May 2017

“Shqiptarët duhet të vendosin se a do kyçen në luftërat e Haradinajt dhe se sa koka të fëmijëve shqiptarë kanë për të hedhur”, kërcënon Vulin me retorikën e konsumuar çetnike të viteve të 90’ta.

Ministri serb i punës Aleksandar Vulin thotë se “shqiptarët duhet të kuptojnë se nuk janë më kohëra e njëjta dhe se luftërat të cilat Haradinaj kërkon t’i shkaktojë më nuk do të bënë e gjithë bota, por duhet që ata vet të luftojnë”.

Madje, ai bën edhe një paralajmërim tjetër.

-Advertisement-

“Shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm se luftërat e veta duhet t’i bëjnë vet. Bota më nuk do të bombardojë Serbinë për shkak të kriminelëve të luftës dhe terroristëve”, ka thënë Vulin, përcjell gazetametro.net

Vulin poashtu ka thënë se shteti serb i kupton kërcënimet, siç ai u shpreh, që vijnë nga Ramush Haradinaj.

“Ai njeri është kriminel lufte i padënuar, ndërsa Serbia pret që Bashkimi Evropian dhe SHBA të distancohen prej tij, përndryshe duhet të jetojnë me pasojat”, ka thënë Vulin duke pasur për referencë Haradinajn, i cili dje kishte thënë se bashkësia ndërkombëtare do të duhej të rregullonte punët ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Ai shton se Serbia shumë seriozisht i kupton “kërcënimet që vijnë nga Haradinaj”, sepse fjala është për njeriun i cili ka qenë kryeministër i, siç ka thënë, “asaj që po e quajnë Kosovë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera